Google ADS

Hakerët, arsyeja kryesore pse njerëzit braktisin internetin

15:38 | 16 Maj 2016
Arbresh Info

Thuajse gjysma e të gjithë përdoruesve të internetit limitojnë me qëllim aktivitetet e tyre online për shkak shqetësimeve nga siguria kibernetike, një studim ka zbuluar.

41.000 familje rreth mbarë Amerikës janë përfshirë në këtë studim të rangut të gjerë, që është kryer në korrikun e vitit të kaluar nga Departamenti i Tregtisë Ndërkombëtare të Telekomunikacionit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan portali arbresh.info.

45% e të personave të pyetur kanë thënë që shqetësimi për privatësinë dhe sigurinë e tyre online i ka bërë ata të shmangen nga disa aktivitete të shumta online gjatë viteve të kaluar, si shopingu, postimi në rrjete sociale apo menaxhimi financave të tyre.

Ky studim ka zbuluar që mungesa e besimit në masat e sigurisë kibernetike mund të ndikojnë edhe në ekonomi. 33% e njerëzve janë të shqetësuar për mashtrimet që bëhen me kredit kartela dhe prandaj shmangin blerjen e gjërave online, ndërsa 35% thonë se kanë ndalur përdorimin e shërbimeve bankare online për shkak të frikës për vjedhje të identitietit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme