Google ADS

(S)dështon privatizimi i Brezovicës (Video)

22:26 | 14 Maj 2016
Arbresh.info

Projekti i kompleksit turistik “Brezovica” rrezikon të ketë fatin e njëjtë me atë të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Kështu kanë vlerësuar njohës të ekonomisë, duke theksuar se ngjashëm ka ndodhur me tentimin për privatizimin e PTK-së, ndërsa ende nuk i dihet fundi tenderit për termocentralin e ri “Kosova A”.

Nagip Skenderi, njohës i ekonomisë tha se Kosova rrezikon humbje të mëdha ekonomike, pasi bëhet fjalë për një vlerë prej 409 milionë euro, ku pritën të hapen 4 mijë vende të reja të punës.
Ai tërheq vërejtjen që nëse kompania franceze e dërgon këtë çështje në Gjykatën e Arbitrazhit, dëmet që do t’i kushtojnë Kosovës do të ishin të pariparueshme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme