Schauble: Pak më shumë kohë Greqisë për zbatimin e reformave

21:24 | 5 Mars 2015
Arbresh.info

Ministri gjerman i Financave, Wolfgang Schauble, theksoi sot në një intervistë se i duhet dhënë pak kohë qeverisë greke të Aleksis Tsipras, që ka vetëm një muaj në pushtet dhe shprehu besim për vullnetin e Athinës për të zbatuar reformat.

“Qeveria e re greke është mbështetur nga populli. Kam besim te qeveria greke për sa i përket zbatimit të reformave dhe masave të nevojshme, krijimit të një administrate fiskale efikase dhe gjithashtu realizimit të angazhimeve”, nënvizoi ministri konservator në një intervistë për “Bild am Sonntag”, publikuar sot.
“I duhet dhënë pak kohë një qeverie të sapozgjedhur”, shtoi ai, ndërkohë që partia e majtë radikale “Syriza” erdhi në pushtet pas zgjedhjeve të 25 janarit.
“Qeverisja është një takim me realitetin”, sipas ministrit Schauble.
Deputetët gjermanë miratuan me shumicë dërrmuese zgjatjen e programit të ndihmës për Greqinë për katër muaj, deri më 30 qershor 2015, pas një kompromisi të suksesshëm mes ministrave evropianë të Financave dhe Greqisë./trt

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme