Një grup banorësh të Sarajevës po zhvillojnë një muze të kushtuar fëmijërisë së gjatë kohës së luftës për të ruajtur sendet dhe kujtimet e boshnjakëve që u rritën gjatë konfliktit të viteve 1990. Muzeu i Fëmijërisë së Luftës (Muzej Ratnog Djetinjstva) ende nuk ka një vend të përhershëm në Sarajevë, por po tregon disa nga sendet që ka mbledhur deri më tani në një ekspozitë të përkohshme që do të rrijë hapur deri të shtunën në Muzeun Historik të Bosnjës dhe Hercegovinës në kryeqytet.
Projekti u nxit nga Jasminko Haliloviç, një banor i Sarajevës i cili fillimisht filloi të mblidhte materiale nga njerëzit që u rritën gjatë konfliktit boshnjak dhe që i botoi ato në vitin 2013 në një libër të quajtur “Fëmijëria e Luftës”.
“Kur fillova të punoja me librin tim, i kërkova njerëzve të më dërgonin disa kontribute të kujtimeve të fëmijërisë së tyre të luftës. Më shumë se 1,000 njerëz u përgjigj,” tha Haliloviç për BIRN.
“Me kalimin e kohës, kuptova se shumë prej tyre ende kishin gjëra që i kishin ruajtur edhe për 20 vjet pas luftës, se ata ende i lidhin kujtimet nga lufta me këto sende dhe se ata kanë një dëshirë të madhe për të ndarë historitë e tyre. Kështu më lindi fillimisht ideja e krijimit të këtij muzeu,” tha ai.
Deri më tani, Muzeu i Fëmijërisë së Luftës ka mbledhur më shumë se 2,000 artikuj dhe mbi 70 orë incizime nga fëmijët e luftës.
“Sistem i ri për monitorimin e shkollave”, Rama: Prindërit d...
Burimi diskuton me Drenushën pasi doli i papreferuar këtë ja...
Zgjedhjet e 9 shkurtit, VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme p...
Pse “rrugët” e aeroplanëve janë të lakuara dhe jo të drejta?
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...