Posta e Kosovës ka lansuar sot shërbimin postar “Gjurmimi i dërgesave postare”.
Kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha tha se ky projekt është një prej të arriturave më të mëdha të Postës sa i përket modernizimit dhe digjitalizimit të shërbimeve postare.
Sipas tij, me anë të këtij projekti posta do të kursejë 200 mijë euro.
Ndërsa, ministri për Zhvillim Ekonomik, Blerand Stavileci, duke e vlerësuar lartë këtë projekt digjital, tha se prej tash do të modernizohen shërbimet postare dhe do të rritet efikasiteti i kësaj ndërmarrjeje publike.
Ministri Stavileci, po ashtu, tha se institucionet e Kosovës duhet t’i japin prioritet fushës së shërbimeve postare.
Maqedonci dhe Gjeneral Jashari pritën në takim delegacionin ...
Yll Limani feston sot 30 vjetorin e lindjes
Konjufca: Afrim Bunjaku është shembulli më i vyer se si duhe...
Kurti: Rënia e Afrim Bunjakut është dëshmi që Kosova i del z...
Sekuestrohen tri armë zjarri në Llapashticë të Poshtme të Po...
Krerët e shtetit bëjnë homazhe tek varri i heroit Afrim Bunj...