Google ADS

Lojërat në Kampionatin Evropian do të regjistrohen në 360 shkallë

09:44 | 13 Maj 2016
Arbresh Info

Trupi qeverisës i futbollit evropian, UEFA ka zbuluar që do të regjistrojë ndeshjet finale të Kampionatit Evropian 2016 duke përdorur teknologjinë e realitetit virtual.

Turneu, i cili fillon në Francë më 10 qershor, bashkon 24 skuadrat më të mira në Evropë, përfshirë Anglinë, Gjermaninë, Spanjën dhe Portugalinë e Cristiano Ronaldos, shkruan portali arbresh.info. Bazuar në ‘Daily Mirror’, UEFA do përdor qindra kamera OZO nga Nokia për të regjistruar video 360 shkallë brenda stadiumeve, megjithëse mbetet ende e paqartë se çfarë organizata planifikon të bëjë me ato pamje.

Një opsion që UEFA mendohet se është duke konsideruar, ashtu siç raportojnë mediat britanike, është një kanal në YouTube ku tifozët mund të shikojnë disa pjesë të turneut. Megjithatë, deri tani ende asgjë nuk është vendosur.

Në turneun evropian që zhvillohet në Francë do të marrë pjesë e Kombëtarja shqiptare, e cila është prezente në një event të tillë për herë të parë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme