Salla e edukatës fizike në Shkolla fillore “Mazllum Këpuska” në Gjakovë, është pajisur me pajisje të reja.
Këto pajisje vijnë pasi që është nënshkruar marrëveshja në mes të Komunës së Gjakovës dhe Bashkimit Evropian ne kuadër të projektit për stabilizimin e komunave, implementuar nga IOM.
Kjo është marrëveshja e tretë që Komuna e Gjakovës e fiton nga Bashkimi Evropian si vazhdimësi e dy projekteve të implementuara vitin e kaluar.
Njëri projekt është implementuar për terrenin sportiv në fshatin Hereq dhe tjetri për parkun sportiv në lagjen Qyl, në Gjakovë.
Vlera e të dy projekteve është mbi 40,000 Euro, ndërsa bashkë me projektin e tretë Komuna e Gjakovës është përfituese e 53.000 eurove nga Bashkimi Evropian, njoftoi komuna./Arbresh.info/
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...
Mbahet takimi i 257-të i Këshillit Prokurorial të Kosovës, m...
Dabiqaj heroi i Dritës, “Intelektualët” shkëputen në tabelë
Detaje nga takimi i Kurtit me kryetarin e Kuvendit të RMV-së...
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...