Nesër do të nisë edicioni i gjashtë i Festivalit Ndërkombëtar të Letërsisë – polip, ku rreth 30 shkrimtar e operator kuluturorë nga vende të ndryshme të Evropës do të jenë të përfshirë në leximet dhe diskutimet që do të organizohen përgjatë tri netëve të festivalit, respektivisht, të premten, të shtunën dhe të dielën.
Çeljen e festivalit do ta bëj poeti i njohur shqiptar, Xhevahir Spahiu. Veç tij, në natën e parë do të lexojnë edhe Viveka Sjögren nga Suedia, Rosa Pock nga Austria, Flutura Açka nga Shqipëria, Bojan Babić nga Serbia, Donika Dabishevci nga Kosova dhe Mehmet Yashin nga Qipro.
Sipas një njoftimi të Qendrës Multimedia, ky festival do të fillojë nesër, duke filluar nga ora 19:00, në amientet e kësaj qendre.
Tema e sivjetme e festivalit ka titullin “Letërsia në shkretëtirën e së vërtetës: si mund të flasim për momentin bashkëkohor” dhe ajo adreson ‘krizën’ aktuale me refugjatë në Evropë. Veç leximeve në tri netët e festivalit, do të mbahen edhe katër panele, njëri prej të cilëve, që mbahet të dielën, merret me letërsinë e të “papërshtatshmeve politikisht” të viteve të 80-ta në Kosovë. Në këtë diskutim, gratë, ish të burgosura politike, pjesëtarë të lëvizj eve ilegale, lexojnë poezitë, memoaret dhe tregimet e tyre mbi letërsinë e burgut. Veç Xhevahir Spahiut, në festival do të marrin pjesë edhe shumë emra të njohur poetësh e shkrimtarësh, si Xhevdet Bajraj, Luljeta Lleshanakut, Mehmet Yashin, Peter Ahorner, Rumena Buzarovska, Flutura Açka, Donika Dabishevci etj. Në të tri netët e festivalit, veç leximeve, do të ketë edhe muzikë. Natën e parë (të premten), do të performoj grupi muzikor nga Serbia, Ah Ahilej, natën e dytë (të shtunën), grupi nga Zvicra Martin Bieri and Fitzgerald & Rimini, kurse natën e tretë (e diel), në mbyllje të festivalit do të performojnë Bajram Kafu Kinolli & Faruk Banjska”, thuhet në njoftimin e kësaj qendre.
Festivali i sivjetshëm financohet nga Allianz Kulturstiftung, Goethe Institute, Ambasada Austriake në Prishtinë, Pro Helvetia, Traduki, Instituti Suedez, KFOS dhe Ambasada Suedeze në Prishtinë.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut