Sony nuk ka mbyllur apo shitur pjesën mobile të kompanisë, ashtu siç ishte përfolur, por evenimentet për telefona nuk janë aq joshëse si më parë. Të hënën, Sony prezantoi telefonin e ri kryesor të kompanisë, Xperia Z4, i cili sjell një mori funksionesh të reja.
Sony Xperia Z4 posedon ekran 5.2 inç me rezolucion 1080 x 1920 piksela, procesor Snapdragon 810 tetë-bërthamor me arkitekturë 64-bit dhe 3GB RAM. Xperia Z4 sjell njëkohësisht edhe kamerë frontale të posaçme për ‘selfie’ me 5.1 megapiksel, kamerë prapa me 20.7 megapiskel, bateri 2930mAh dhe platformë mobile Android 5.0 Lollipop.
Xperia Z4 do të jetë në dispozicion në ngjyrë bakri, të bardhë, zezë dhe të gjelbër. Përveç kësaj, Z4 është edhe më i lehtë se paraardhësi i tij duke peshuar 8 gram më pak.
Sony Xperia Z4 do të jetë në dispozicion në Japoni gjatë kësaj vere, ndonëse çmimi i pajisjes nuk është zbuluar ende./arbresh.info
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...
Superliga rikthehet sot me dy superduele