Artistë, lërini brushat tuaja anash. Është koha për të shkelur në botën e realitetit virtual.
Google ka shpalosur Tilt Brush, një aplikacion i ri i krijuar për te revolucionarizuar definicionin e pikturimit. Me një brushë digjitale, përdoruesit duke veshur një palë syze “HTC vive” mund të pikturojnë gjëra tredimensionale pothuajse çdo lloji – duke pikturuar edhe materiale të pabesueshme siç janë bora, zjarri dhe yjet.
Tilt Brush e ka potencialin to ndryshoje industrinë e modës, meqë ilustruesit mund të pikturojnë materialet si farmerka, pambuku, mëndafshi dhe po ashtu lëkura. Dizajnuesit kanë mundësinë që të shohin krijimet e tyre nga secili kënd, dhe t’i ndajnë ato me përdoruesit e Tilt Brush nëpër botë.
Ky aplikacion veçse është përdorur nga një grup artistësh më Paris më herët këtë vit.
“Unë e pata një ide se çka doja të bëja, por kur unë u futa në hapësirën virtuale, në atë moment gjithçka ndryshoi,” thotë kaliografi Said Dokins.
Artisti i grafiteve i njohur si Chu pajtohet se Tilt Brush do te revolucionarizojë mënyrën se si njerëzit e shohin artin.
Koalicioni AAK-Nisma prezantojnë sot programin zgjedhor 2025...
Mblidhen sot gjashtë komisione parlamentare
Mbahet sot seanca fillestare për sulmin terrorist në Banjskë
Moti sot i vranët me riga shiu e shkarkime rrufesh
Regjistrohet rasti i pestë me ethet e Nilit Perëndimor në Ma...
KQZ: 4417 aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë Koso...