Nga: Besarta Xhoni
Metamorfoza politike doemos përfshihet në jetën tonë të përditshme. Protestat tanimë janë bërë si obligim pune për disa persona, që çdo ditë organizojnë të tilla e ku nuk po dihet kush kundër kujt është dhe kush prej kujt çfarë kërkon?!
Thjeshtë, populli është prekur nga një sëmundje e tipit “Paradoksi Politik”.
Shohim protesta kombëtare të nacionalitetit shqiptarë kundër partisë në pushtet të cilët kanë arritur atje pikërisht nëpërmjet votave të këtyre protestuesve, si dhe shohim protesta të përziera të nacionaliteteve të ndryshme – të ashtuquajturat “Sharena Revollucija”.
Trimëria më me klasë paraqitet nëpër rrjetet sociale, ku dominojnë 15-vjeçarët me komentet e tyre “duam luftë”, e që realisht as nuk e kanë idenë se çfarë tmerri shpërfaq ajo fjalë dhe se në rast lufte ata janë të parët që do të ikin nga këtu.
Burgosjet janë shtuar në masë të madhe; liria e të shprehurit pothuajse është e bllokuar. Të burgosurit e pafajshëm kërkojnë liri, por nuk e di çfarë lirie kërkojnë jashtë grilave?! Edhe ne jashtë jemi të ngulfatur sa ju!
Të pushtetshmit kontrabanduan legjitimitetin për të legjitimuar dhunën.
Po frymojmë në një pjesë të botes ku ligji prek vetëm të dobëtin; ku fajtoret dënojnë të pafajshmit; ku për vjedhjen e një denari dënohesh me burg të përjetshëm; kurse, për vjedhjen e miliona eurove Amnistohesh!
Kjo është jeta këtu – paradoksi!
Jam e sigurt se secili prej nesh, pa marrë parasysh cilës parti apo proteste i takon, kërkon të njëjtën gjë: Qetësi! Ndoshta ne jemi pengesë për ardhjen e saj, por sidoqoftë shpresojmë t’i kthehemi normalitetit me kredibilitet maksimal tek Prokuroria Speciale që të gjejë zgjidhje të krizës politike me sa më pak pasoja te mundshme!
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...