Qendra për Zhvillim të Karrierës të UP-së sot do të hap edicionin e gjashtë të Panairit Virtual. Ky edicion do të jetë kombinim i panairit fizik dhe virtual.
Panairi Virtual i Karrierës hapet para rektoratit të Universitetit të Prishtinës.
Të pranishmëve do t’i drejtohet prorektorja për cilësi,Teuta Pustina – Krasniqi, ushtruesi i detyrës drejtori i Zyres për Zhvillim Akademik, Besnik Loxha, përfaqësuesit e kompanive dhe institucioneve pjesëmarrëse.
Në panair do të bëhet shpërndarja e certifikatave për gjeneratën e parë të praktikantëve në këndet informuese të QZhK-së, të vendosura në çdo njësi akademike.
Pas hapjes solemne, studentët, të diplomuarit e UP-së dhe të pranishmit do të mund të vizitojnë përfaqësuesit e kompanive dhe institucioneve pjesëmarrëse në tavolinat e tyre për të kuptuar më shumë për profilin dhe shërbimet e tyre, mundësitë për punësim, praktikë, trajnime, kurse të gjuhëve, etj.
Përndryshe, Qendra për Zhvillim të Karrierës është njësi e Zyrës për Zhvillim Akademik në UP. Qëllimi kryesor i Qendrës për Zhvillim të Karrierës është përgatitja e studentëve për tregun e punës përmes këshillimit dhe trajnimeve si dhe informimi i tyre për mundësi të ndryshme të zhvillimit në karrierë.
Qendra për Zhvillim të Karrierës e Universitetit të Prishtinës u ofron punëdhënësve: shpalljen e njoftimeve për vende të lira të punës, punëve me honorar dhe praktikës për studentë, prezantimin e kompanive dhe promovimin e mundësive për punësim dhe punë praktike në institucionin përkatës si dhe ndërlidhjen me studentë dhe të diplomuarit e Universitetit të Prishtinës.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...