Google ADS

Nis festivali i folklorit “Anadrinia Jehon 2016”

07:20 | 11 Maj 2016
Arbresh.info

Në fshatin Dejnë të Komunës së Rahovecit, sot nis festivali i folklorit “Anadrinia Jehon 2016”, edicioni i 15-të.

Në festival pritet që të marrin pjesë rreth 18 grupe artistike, asamble shoqëri kulturore artistike e grupe rapsodësh me rreth 600 artistë nga mbarë trevat shqiptare, për tri net sa do të zgjasë festivali.

Sipas njoftimit të Komunës së Rahovecit, gjatë tri netëve të festivalit, do të shpalosin programin e tyre garues në përpjekje për t’u stolisur me ndonjërin nga 18 çmimet e festivalit “Anadrinia Jehon 2016”.

Xhafer Bytyqi, drejtor i festivalit thotë se përveç grupeve artistike, në përfundim të secilës mbrëmje garuese, enkas për kënaqësinë e publikut të mrekullueshëm të festivalit “Anadrinia Jehon 2016” do të këndojnë emra të njohur të estradës shqiptare.

Komisioni i cili është formua për të organizuar festivalin “Anadrinia Jehon 2016” , ka përgatitur agjendën e festivalit:

NATA E PARË

1. SHKA “ANADRINI”, DEJNË / RAHOVEC

2. SHKA “RAHOVECI”, RAHOVEC

3. SHKA “SHQIPONJA”, SARAJË / SHKUP

4. SHKA “ARDHMËRIA”, GJAKOVË

5. SHKA “SEZAI SUROI”, BELLOBRAD / DRAGASH

NATA E DYTË

1. SHKA “JOSIP RELA”, PODUJEVË

2. SHKA “SHOTË GALICA”, DRENAS

3. GRUPI I RAPSODËVE, SKENDERAJ

4. GRUPI I RAPSODËVE, MALISHEVË

5. RAPSODI GANI DEMOLLI, PRISHTINË

6. SHKA “MUHARREM E XHEVAT QENA”, ROMAJË

7. ANSAMBLI “ISA BOLETINI”, ROGOVË / GJAKOVË

NATA E TRETË

1. SHKA “BAJRAM CURRI”, KRUSHË E MADHE / RAHOVEC

2. ANSAMBLI “XHAVIT HAZIRI”, OBILIQ

3. ANSAMBLI “MITROVICA”, MITROVICË

4. RAPSODI XHAVIT MAKSHANA, DRENOC / RAHOVEC

5. SHKA “JAHI HASANI”, ÇEGRAN / GOSTIVAR

6. SHKA “SCAMPA”, ELBASAN

7. SHKA “BRESANA”, DRAGASH.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme