Në fshatin Dejnë të Komunës së Rahovecit, nesër nis festivali i folklorit “Anadrinia Jehon 2016”, edicioni i 15-të.
Sipas komisionit të formuar nga ana e kryetarit për organizimin e festivalit , në festival pritet që të marrin pjesë rreth 18 grupe artistike, asamble shoqëri kulturore artistike e grupe rapsodësh me rreth 600 artistë nga mbarë trevat shqiptare, për tri net sa do të zgjasë festivali.
Gjatë tri netëve të festivalit, grupet artistike do të shpalosin programin e tyre garues në përpjekje për t’u stolisur me ndonjërin nga 18 çmimet e festivalit “Anadrinia Jehon 2016”.
“Përveç grupeve artistike, në përfundim të secilës mbrëmje garuese, për publikun do të këndojnë emra të njohur të estradës shqiptare”, thuhet në një njoftim për media.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut