Google ADS

Pezullohet drejtori i Agjencisë së Akreditimit, emërohen dy anëtarë të rinj të Bordit

10:05 | 20 Prill 2015
Arbresh.info

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka nxjerrë brenda një kohe të shkurtër dy vendime në lidhje me Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Me njërin prej tyre, ai ka pezulluar nga puna Basri Mujën, drejtor i Agjencisë së Kosovës për Akreditim, pasi ai u akuzua për vepër penale- keqpërdorim i detyrës zyrtare, shkruan sot KD.

Ndërsa me të dytin, ministri ka emëruar dy profesorë të Universitetit të Prishtinës, Qëndrim Gashi dhe Blerim Rexha, si anëtarë të rinj në Bordin e kësaj agjencie, ka bërë të ditur për “Kohën Ditore” Kushtrim Shkodra, këshilltar politik dhe shef i kabinetit të ministri Bajrami.

Shkodra ka thënë për gazetën se këtë vendim për pezullimin nga puna të Mujës, ministri Bajrami e ka marrë duke u bazuar në faktin që drejtori i AKA-së ka mbajtur edhe arrest shtëpiak, dhe është i akuzuar për vepër penale.

Në vendimin për shkarkimin e tij, të cilin e ka gazeta, thuhet se “ai pezullohet përkohësisht nga puna, deri në përfundimin e procedurës gjyqësore ndaj tij”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme