Ambasada e Republikës Çeke në bashkëpunim me zyrën e BE-së në Kosovë do të bëjë hapjen e ekspozitës me fotografi “Kohërat po ndryshojnë” për të shënuar Ditën e Evropës.
Ekspozita është organizuar në dritën e ngjarjeve Havel@80 që mbahen në mbarë botën në shenjë të përkujtimit të trashëgimisë së Václav Havel-it dhe përvjetorit të 80-të të ditëlindjes së tij në vitin 2016.
Václav Havel, poeti i demokracisë së shekullit 20-të, u dha shpresë jo vetëm miliona njerëzve në Evropën Lindore, por edhe popujve në tërë botën të cilët besojnë se të drejtat e njeriut janë universale.
Popujve të cilët besojnë se mund dhe duhet të luftojnë për të drejtat e njeriut dhe të ndihmojnë njerëzit në komunitetin e tyre dhe globalisht.
Iniciativa Havel@80 prezanton Václav Havel-in për popujt në mbarë botën si një njeri të rëndomtë me ndikim të jashtëzakonshëm për jetërat tona.
Ekspozita me fotografi dokumentuese në bardh e zi prezenton Havelin për qytetarët e Kosovës si një disident, president dhe një qytetar, dhe ilustron momente të sinqerta nga jeta e tij jozyrtare dhe intime dhe prapa skenave derisa Haveli ishte president.
Fotografi Oldřich Škácha, i famshëm për fotografitë e tij bardh e zi të disidencës çeke dhe të Vaclav Havelit në veçanti, ka mbajtur marrëdhënie të afërta me Havelin prej vitit 1960 deri kah fundi i jetës së Havelit.
Ekspozita do të hapet në EUICC Prishtinë më 9 maj 2016 në ora 19:30 dhe mediat janë të mirëseardhura të marrin pjesë.
Ekspozita do të jetë e hapur për publikun e gjerë prej datës 11 deri 31 maj 2016 nga ora 9:00 – 18:00 në Qendrën Informative dhe Kulturore të BE-së në Prishtinë.
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!