Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Fondacionin gjerman Friedrich Ebert, organizon edicionin e tretë të Shkollës Pranverore për diplomatë të rinj.
Hapja zyrtare do të bëhet sot në Hotel Theranda, në Prizren. Tema e seminarit është: Sfidat e diplomacisë moderne.
Në këtë trajnim një javor, përveç diplomatëve e zyrtarëve nga MPJ, do të marrin pjesë edhe diplomatë nga rajoni si dhe nga disa vende të tjera si Kostarika, Malta, Panamaja, Polonia, Tajlanda.
Lidhur me temën kryesore dhe aspektet e tjera nga fusha e diplomacisë dhe marrëdhënieve ndërkombëtare do të ligjërojnë profesorë eminentë e ambasadorë karriere nga Berlini, Ajova, Qendra Marshall, etj.
Në kuadër të seminarit mbahet edhe një tryezë e rrumbullakët me drejtorët e akademive diplomatike nga rajoni.
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës
SPAK godet një organizatë kriminale, heton si të përfshirë e...
Nesër mbahet ceremonia e 25 vjetorit të themelimit të SHKK-s...
Ish-krerët e UÇK-së i kërkojnë trupit gjykues që ta ruajë pa...
Erion Veliaj ia uron ditëlindjen Rita Orës: Super goca jonë,...