Furnizimi me mazut për Korporatën Energjetike të Kosovës është bërë mision i komplikuar, shkruan sot KD.
Një vendim i Organit Shqyrtues të Prokurimit, i cili i kthen në garë tri kompani për tenderin 6-milionësh, e ka sjellë KEK-un para dilemave për rrugën që duhet ndjekur për këtë tender.
Gjykata e Tenderëve e ka anuluar vendimin e KEK-ut për anulimin e gjithë procesit të prokurimit, duke kërkuar që ai të kthehet në rivlerësim, përcjell koha.net. KEK-u e kishte anuluar tenderin, pasi dy nga tri kompanitë që kanë qenë në garë i kishte shpallur të papërgjegjshme.
Por, OSHP-ja e ka kthyer në garë kompaninë “Petroll Company”, e cila ishte shpallur fituese në vlerësimin e parë në muajin shkurt, por më vonë eksperti shqyrtues dhe KEK-u e kishin shpallur të papërgjegjshme, për shkak të gabimit në vendosjen e çmimit.
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”