Të dhënat ekonomike të Kinës ishin mjaft negative javën e kaluar, sipas të cilave produkti i brendshëm bruto (GDP) për këtë vit është rritur për shtatë për qind. Në baza tremujore, rritja ishte më e dobët, për 1,3 për qind, kundrejt pritjeve se rritja do të ishte 1,4 për qind, shkruan “Business Insider”.
Këto të dhëna tregojnë se ekonomia e dytë botërore po bie.
Ja se si Deutsche Bank e vlerëson këtë gjë:
“Si një adoleshente. Ekonomia kineze ka akne, por si duket nuk janë ato të rritjes. Të dhënat e kësaj jave tregojnë se rritja e prodhimit është ngadalësua për shtatë për qind, ndërsa prodhimi industrial është rritur, por në shkallën më të ulët që prej vitit 2008. Por mos lejoni që pamja të ju mashtroj. Gjatë 35 viteve të fundit, kontributi i i sektorit të shërbimeve të Kinës në lidhje me prodhimin është dyfishuar në 64 për qind. Me bujqësi, e cila ofron 10 për qind të qëndrueshme, nëse shërbimet zgjerohen, industria do të duhej të rrijë mënjanë. Kjo është ajo që vendet në zhvillim duan. Duke supozuar se këto tendenca mund të vazhdojnë, aksionet aktuale të tregut dhe të pasurive të patundshme mund dalin si një puçërr në një ekonomi që është duke u maturuar”, tha një deklaratë e realizuar nga” Business Insider “./arbresh.info/
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masiviz...
Arrestohet shqiptarja në Londër, mori pjesë në protestat pro...
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot