Fotot e makinës, në të cilën ishin shkruar mesazhe të ashpra, janë shpërndarë mijëra here në rrjetin social “Twitter”.
“Tradhtar”, ishte shkruar në të dyja anët e makinës. Gjithashtu, në dritaren e pasme dhe në pjesën e përparme të makinës është shkruar “Shpresoj që t’ia ketë vlejtur”, si dhe “Ka marrë fund”.
Këto janë mesazhet që një vajzë i ka lënë të dashurit të saj. Me këto shkrime, ajo i ka lënë të kuptohet se lidhja e tyre ka marrë fund. Ende nuk dihet se kush është pronari i kësaj makine, por e sigurt se kur ta shikojë atë do të shokohet, transmeton shekullionline.
Klo, djali që ka shkrepur fotot është shprehur: “Nuk ja kam idenë se kush ishte ajo. Di të them se ishte shumë e nevrikosur. Asnjë nuk tentoi që ta ndalonte”.
Nesër LDK prezanton kandidatët e Prishtinës për zgjedhjet e ...
Ukrainasit e rusët japin opinionet e tyre për fitoren e Trum...
Kastriot Imeri shënon gol ndaj Shaktharit në Ligën e Kampion...
Aksidenti në aksin “Korçë- Pogradec”, ndërron jetë 35-vjeçar...
Rezi komenton me Drenushën këngën që e këndoi Atilla, gjatë ...
Parlamenti Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë