Stili mundësitë, përshtatja dhe opsionet, e gjithçka më shumë.
“Google Android keyboard app” po bën një ndryshim drastik sot. Në të mirë të shkrimit me një dorë te vetme, “Google Keyboard” do ti lejojë përdoruesit e saj që të shtojnë apo ndryshojnë ndërfaqen e tastierës apo të shtojnë karakteristika të tjera në bazë të shijes personale, shkruan arbresh.info
Karakteristika më e madhe që iu shtua si ndihmë është mundësia e shkruarjes me një dorë pavarësisht madhësisë së telefonit tuaj.
Përdoruesit mund ta aktivizojnë atë me një shtypje më të gjatë se zakonisht në tastin “,” (presje).
Tani keni mundësi që t’i përshtatni shkronjat (tastet) në bazë të preferencës tuaj personale se a dëshironi që tastet apo karakteret të kenë distancë apo gjatësi, transmeton arbresh.info.
Edhe një përditësim i vockël erdhi, ku përfshihet mundësia që të caktohet kufirin në mes shkronjave ku vizualisht ju mund të shtypni “tastin” apo shkronjën që ju dëshironi me lehtësi më të madhe.
Ndërfaqja “The old Holo keyboard theme” tanimë nuk ekziston ju mund të zgjedhni në mes “light” apo “dark” Material (flat) theme.
Përditësimi i “The Google Keyboard” tani është në lëvizje do të thotë, që është duke ndodhur edhe pse nuk ka ardhur ndonjë njoftim për përditësim në telefonat tuaj, së shpejti do të arrini që të përdorni këto të mira të përditësimit bëhet e ditur nga “TechRadar.com”./arbresh.info
Koalicioni AAK-Nisma prezantojnë sot programin zgjedhor 2025...
Mblidhen sot gjashtë komisione parlamentare
Mbahet sot seanca fillestare për sulmin terrorist në Banjskë
Moti sot i vranët me riga shiu e shkarkime rrufesh
Regjistrohet rasti i pestë me ethet e Nilit Perëndimor në Ma...
KQZ: 4417 aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë Koso...