Dhjetëvjeçari Jani nga Finlanda, ka hakuar Instagram-in duke treguar se kjo nuk është edhe aq e vështirë dhe secili kush kupton në kode dhe serverë mund të fshijë komentet që i bëjnë shfrytëzuesit e këtij rrjeti social shumë i popullarizuar.
Ky dhjetë vjeçar është bërë personi më i ri që ka fituar para nga Facebook-u, sepse ka hakuar prodhimin e tyre.
“Kam mundur ta fshij secilin nga këto rrjete sociale, madje edhe Justin Biber”, ka thënë Jani për mediat lokale.
Rekord të mëhershëm e ka arritur një 13 vjeçar në vitin 2013, çka do të thotë se Jani në fakt është bërë personi i parë që ka hakuar një produkt të Facebook që teknikisht nuk do të kishte mundur ta shfrytëzojë sepse Instagrami është i ndaluar për personat që kanë 13 vjet.
Nga Facebook kanë konfirmuar se Jani e ka gjetur mënyrën që ta ndryshojë kodin tek serveri i Instagramit dhe të fshijë postimet e shfrytëzuesve.
Kastriot Imeri shënon gol ndaj Shaktharit në Ligën e Kampion...
Aksidenti në aksin “Korçë- Pogradec”, ndërron jetë 35-vjeçar...
Rezi komenton me Drenushën këngën që e këndoi Atilla, gjatë ...
Parlamenti Evropian do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë
George W Bush uron Donald Trump për fitoren
Presidencialet në SHBA, Netanyahu telefonon Trump pas fitore...