Nga: Abdusamed Shkodra
Kjo ditë në shumicën e vendeve të botës festohet në mënyra të ndryshme. Zjarrfikësit ndryshe konsiderohen si njësiti më i rrezikuar dhe njëkoësisht më i rrespektuar në mbarë botën. Por, e njëjta gjë a është edhe tek në? Zjarrfikësit në mbarë Kosovën ballafaqohen me problem të shumta, të natyrave më të ndryshme tash e sa kohë. Unë në vecanti do të shkruaj për brigadën të cilës i takoj, asaj të Prishtinës.
Problemet e brigadës zjarrfikëse janë të shumta me numra dhe ato datojnë që nga paslufta. Problemi me esencial është statusi i padefinuar I zjarrfikësve. Poashtu problem është edhe konflikti për kompetenca, si pasojë e mos-definimit të kompetencave në mes të komunave dhe Ministrise se Punëve te brendshme, gjegjësisht Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave (AME). Zjarrfikësit janë në një gjendje të rëndë, pa kushte pune, pa pajisje dhe mjete pune, pa pagesë të orëve shtesë, si dhe atyre të ndërrimit të natës, vikendeve, festave shtetërore etj.
Zjarrfikësit janë peng i inateve politike, ku si pasojë e mos-komunikimit të nivelit qendrorë dhe atij lokal, ata që pësojnë jan pikërisht zjarrfikësit. Ky konflikt ka bërë që zjarrfikësit të pësojnë në masë të madhe, ata nuk munden t’i gëzojnë të drejtat e tyre të parapara me ligj. Poashtu, vlenë të ceket se ne si sindikatë, gjatë kërkesave dhe takimeve që realizojmë me përfaqësuesit komuna; ashtu edhe me ata të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave, vërehet qartë se ka tendenca të luhet një lloj ping-pongu me ne, duke mos marrë përgjegjësi, ku shpesh na bëjnë të jemi pishman që kemi kërkuar takime me ta.
Kjo le të kuptohet se si niveli qendror, ashtu edhe ai lokal, shërbimin e zjarrfikësve e njohin vetëm atëher kur kanë nevojë për të. Tjeter problem është edhe mungesa e ligjit adekuat për zjarrfikje dhe shpëtim. Sot zjarrfikësit nuk kanë një ligj që rregullon materien e profesionit të tyre në mënyrë të duhur. Shërbimi i zjarrfikjes dhe shpëtimit në Komunën e Prishtinës në këtë rast ballafaqohet me shumë probleme. Problemet me të cilat ballafaqohet ky shërbim sot janë të shumta, duke filluar nga mungesa e investimeve, mostrajtimi në mënyrë të duhur i problemeve duke filluar nga ai i mungesës së mjeteve të punës (shumica e mjeteve që disponojmë janë jofunksionale) e si pasojë zjarrfikësit hasin në vështirësi në kryerjen e aktiviteteve të tyre.
Ky shërbim, ka mungesë të punëtorëve dhe nuk plotësohet numri me punëtorë të rinjë. Në vitin e kaluar, Komuna e Prishtinës, pas kërkesës së shërbimit të zjarrfikësve për rritjen e numrit të punëtorëve në këtë shërbim, kishte bërë kërkesë Agjencionit të Menaxhimit të Emergjencave për rritjen e numrit të punëtoreve në këtë shërbim, dhe pas konfirmimit nga kjo e fundit se lejohen të meren shtatë punëtorë, Komuna shpall konkursin, por në të njëjtë ditë ai anulohet nga Ministria e Punëve të Bredshme, me arsyetimin se nuk munden ti vendosin në sistemin e pagave.
Zjarrfikësit në vazhdimësi kan ngritur zërin kundër parregullësive qe u janë bërë. Vlen të theksohet protestat e vitit 2012, që kulmuan me grevë. Për fat të keq të zjarrfikësve, edhe udhëheqja aktual është duke vazhduar qasjen ndaj zjarrfikësve pothuaj te ngashme me atë paraprake, dukë ikur nga përgjegjësia dhe duke toleruar këtë situatë kaosi në sherbimin e zjarrfikesve të Prishtinës. Gjithashtu duhet cekur se nga Kuvendi Komunal i Prishtinës, me datë 27/12/2012, merret vendimi të cilin unë e konsideroj si vendim politik, ku objekti nr.2 i dedikuar për shërbimin e zjarrfikësve i jepet në shërbim per afat dhjetë vjeqar NPK-së “Hortikultura”, veprim ky i cili paralizon shumë forcën vepruese të këtij shërbimi.
P.s. Në këtë rast e kam perfshirë situaten e Shërbimit të Zjarrfikësve në Prishtinë, pasiqë jam pjesë e saj, por edhe që situata e zjarrfikësve në përgjithësi në Kosovë fatkeqësisht është tejet e rënde dhe kaotike.
(Autori është kryetari i sindikatës së zjarrfikësve të Prishtinës, z. Abdusamed Shkodra)
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...