Google ADS

Google: Project Loon afër lansimit

15:22 | 19 Prill 2015
Arbresh.info

Gjiganti kërkimor Google ka thënë se Project Loon, që shpërndan rrjetin 4G nga balonat e mbushura me helium, është gati të lansojë mijëra balona të tilla në qiell.

“Ne jemi afër lansimit të mijëra balonave në qiell”, tha lideri i projektit Mike Classidy, transmeton arbresh.info. Ky projekt, i cili është duke u zhvilluar që disa vite, tani do të jetë në gjendje të ofrojë akses në internet tek zonat e largëta ku përdoruesit nuk kanë qenë në gjendje të lidhen me internet.

Cassidy ka zbuluar gjithashtu se koha e kërkuar për prodhim të një balone është zvogëluar dukshëm. “Në fillim, pjesët e balonave kërkonin 3 deri në 4 ditë për t’u bashkuar, tha ai. “Tani, me pajisjen e prodhuar nga ne, sistemi automatik mund të prodhojë një balonë brenda vetëm disa orëve.”/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme