Google ADS

Njihuni me 9 vjeçaren që e kaloi garën më të vështirë

22:19 | 1 Maj 2016
Arbresh.info

Milla Star Bizzotto, është nëntë vjeçarja që ka përfunduar garën 24 orësh “BFX24 Battlefrog” një garë kjo e dizajnuar prej “Navy Seals”, njësitit special të ushtrisë amerikane.
Ky njësit patën arrestuar personin më të rrezikshëm në botë, Osama Bin Laden.
Bizzotto, është vetëm nëntë vjeçare por aq e aftë sa për të kaluar një kurs shumë të vështirë, me 25 pengesa që përfshijnë ngjitje në litar, zvarritje me tela me gjemba dhe ngjitje në mur.
Nëntë vjeçarja ka vrapuar për 36 kilometra dhe ka notuar për 8 milje. Ajo po ushtron nga tre orë në ditë në pesë ditë të javës. Krejt këtë ajo e filloj pas një ngacmimi që iu bë në shkollë.
“Tani nuk më ngacmojnë më. Tash unë dijë se si ta mbrojë veten ….më pëlqen çka bëjë dhe dua ta bëjë përgjithmonë”, thotë Bizzotto.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme