Një miliarder nga Arabia Saudite ua ka bërë tashmë të qartë edhe autoriteteve policore në Londrën Perëndimore se ai nuk e ka aspak problem të gjobitet çdo herë kur me vetëdije parkon veturat e tij qindra mijëra funta në vendet e gabuara.
Paratë duket se janë vetëm objekt për miliarderin Turki Bin Abdullah i cili i injoron gjobat prej 80 funtash sa herë që i merr sikur kjo të mos ishte asgjë veç se një ndryshim i vogël në portofolin e tij, transmeton arbresh.info.
Miliarderi është parë së bashku me shoqërinë e tij në një prej restoranteve në Londër derisa, makinat e tij të arta njëra Mercedes G63 e cila kushtn 370 mijë funta dhe tjetra Lamborghini Aventador SV e cila kushton 350 mijë funta ishin të parkuara shumë pranë restorantit ku ai rrinte.
Kjo nuk është hera e parë që miliarderi ka bërë parkimin e gabuar të veturave të tij, transmeton arbresh.info.
Tiketat e gjobitjes ishin parë edhe në veturat e tij Rolls-Royce në vlerë prej 350 mijë funta dhe Bentley në vlerë prej 220 mijë funta pasi edhe këto i kishte parkuar në vend ku nuk lejohet parkimi./arbresh.info.
Ambasada e Shqipërisë në Kosovë feston 28 nëntorin, Krasniqi...
Abdixhiku nga Suhareka: Besimi juaj është mesazhi më i fortë...
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...