Google ADS

Cilët libra lexon Obama dhe çfarë tregojnë ata për të?

19:46 | 5 Mars 2015
Arbresh.info

Presidenti amerikan shfaqet në blerjen e librave dhe leksioneve të tij në çeljen e sezonit të Krishtlindjeve, shumë i hapur për shijet e tij. Këtë e tregon më së miri lista e tij e blerjeve.

Shtatëmbëdhjetë libra kanë blerë Presidenti Obama dhe të bijat e tij, Sasha dhe Malia, në çelje të sezonit të Krishtlindjeve, në mënyrë demonstrative në tregun publik të librave ose më konkretisht në seksionin e politikës dhe të prozës në “Conneticut Avenue”.
Por me çfarë i ka dhënë shenjat e para Presidenti amerikan: ai nuk ka blerë online dhe madje as në rrjetin Amazon, por në një sortiment të themeluar në vitin 1984 me një kafene të bashkangjitur: tregu modern i librit në vendndodhjen e tij më të mirë. Por edhe ajo çka Barak Obama kishte blerë atje, është politike. Ja një përpjekje për ta sqaruar:
“Being Mortal: Medicine and What Matters in the End”
“Të jesh i vdekshëm: mjekësia dhe ajo çfarë vlen në fund” nga Atul Gawande. Më pak sesa një dëshmi për zgjedhjet e kaluara, fundi i afërt i mandatit të dytë të Obamës dhe dy vitet e mbetura në pushtet si një “peshk pa ujë”, paraqiten si një blerje kompetente: Obama dëshmon një superioritet në çështjet e eutanazisë. Autori është një kirurg në Boston, që është prezent me leksionet e tij të rregullta në “New Yorker” dhe që nuk shkon në një linjë paralele me fondamentalistët e krishterë ose me republikanët striktë. Përfundimi: leksionet e një demokrati të kulluar.
“Age of Ambition: Chasing Fortune, Truth and Faith in The New China”
“Mosha e ambicieve: kërkimi për fatin, të vërtetën dhe besimin në Kinën e re” nga Evan Osnos. Edhe një tjetër blerje kompetente: me ç’duket, çdo president i ri amerikan do të kalojë një herë nëpër “mbretërinë e qendrës”. Autori Evan Osnos, qysh prej vitesh korrespondent i Kinës për “New Yorker”, kërkon mbi shanset dhe fatin e individualizmit në Kinë. Nëse dikush e di se si kinezët bëhen pakëz amerikanë, atëherë ndoshta ai është vetë rasti konkret. Përfundimi: ndihma në “Soft Power”.
“Heart of Darkness”
Surpriza në listën e blerjeve presidenciale, pasi “Zemra e errësirës” është roman antikolonialist. E pamundur dhe në fakt e përjashtuar që Presidenti i parë me ngjyrë i SHBA-së, të mos e njohë atë po aq mirë sa ekranizimi i Francis Ford Coppolas, “Apocalypse Now!”, të cilin na e zbulon historia e trishtë e Conrad-it në luftën e Vietnamit. Pra, duhet të bëhet fjalë për një blerje demonstrative. Përballë thirrjes së njohur të kolonelit Kurtz që po vdes në roman (“The Horror! The Horror!”) aty bëhet fjalë ndoshta për një dëshmi rreth barbarisë së IS–it, rastet flagrante e famëkeqe të vitit 2014.
“Nora Webster” nga Colm Tóibín
“Nora Webster” nga Colm Tóibín. Në fakt, më shumë sesa një paraardhës me rrënjë irlandeze i Obamës, Colm Tóibín është me siguri një ndër autorët e shkëlqyer të “ishullit të gjelbër”, i cili për një kohë të gjatë paraqiste kontingjentet e mëdhenj të emigrantëve. Për Obamën, përkundrazi, ai është më shumë një blerje racionale: nuk mund të mungojë plotësisht në listën e tij të blerjeve “Good Old Europe”, për të cilën ai nuk interesohet tërësisht. Por ka gjasa që të marrë famën e zgjedhjes së një esteti, pasi Tóibín shkruan me shumë klas. Siç tha dikur Jeffrey Eugenides mbi presidentin e tij? “Kur ai ishte i ri, Obama donte të shkruante letërsi. Por për të shkruar romanë, pra ai bëhet më mirë një lider i botës së re”
“The Laughing Monsters”
“Monstrat që qeshin” nga Denis Johnson. Përfundimisht, një zgjedhje prej esteti. Johnson është aktualisht një ndër tregimtarët më të mëdhenj amerikanë. Që romani i tij më i ri, i dalë nga shtypi pak javë më parë, i zhvillon ngjarjet në Sierra Leone, sigurisht se duhet të ketë luajtur edhe një rol këtu. Obama duhet ta lexonte atë para ose direkt pas “Zemrës së errësirës” së Conrad-it dhe të vijonte të qahej për fatkeqësinë e Afrikës.
“The Narrow Road to the Deep North”
“Rruga e ngushtë për në Veriun e thellë” nga Richard Flanagan. Ka mundësi që të jetë një blerje statusi: Flanagan për këtë roman është kurorëzuar edhe me çmimin “Booker-Preis” këtë vjeshtë, në të cilin për herë të parë u lejuan të konkurronin edhe autorë amerikanë. Flanagan, sidoqoftë, është një australian dhe rrëfen për Luftën e Dytë në Paqësor.
“All the Light We Cannot See”
“E gjithë drita që ne nuk mund ta shohim” nga Anthony Doerr. Letërsia e re amerikane dhe ndoshta më e kërkuara për Obamën. Doerr është një burrë me profil të ulët, e romani i tij luhet në Parisin e Luftës së Dytë Botërore dhe për pak sa nuk fitoi edhe “National Book Award”, që është me shumë gjasa edhe çmimi më dinjitoz për letërsinë në SHBA. Pyetja që ngrihet vetvetiu në këtë rast, është se përse Obama i la të rrinin mënjanë rrëfimet e burrit që fitoi në fakt atë çmim realisht. Përgjigjja për këtë fatkeqësisht është relativisht e thjeshtë. Ndryshe nga Anthony Doerr, Phil Klay rrëfen për një luftë, e cila nuk ka përfunduar akoma, megjithëse Obama donte ta përfundonte atë: Phil Klay është një veteran i luftës në Irak. Në gjuhë të tjera, romani i tij njihet edhe me titullin “Ne qëlluam edhe mbi qentë”.
Dy ditë më parë, 71 anije ushtarake gjermane filluan lundrimin për nga perëndimi. Nën kushtet e armëpushimit që i kishte dhënë fund luftës, ata duhet të dorëzonin anijet në grykëderdhjen e lumit Forth, përpara se të çoheshin për ankorim në ‘Skapa Flou’. Ishte një flotë e ndërtuar për të sfiduar mbizotërimin e Britanisë në det. Ngritja e saj kishte nxitur një garë detare që i ktheu dy vendet kundër njëra-tjetrës. Si një shtet ishullor, i varur nga importi për t’u ushqyer, Britanisë i ishte dashur të sundonte detin. Mundja në det nga Gjermania do të çonte në një bllokadë, në uri dhe dorëzim.
Komandantët e Marinës Mbretërore e dinin se nuk kishin mundësi tjetër veçse të ishin fitimtarë. Ashtu si Çërçilli, Xhon Xhelliko, admirali që udhëhoqi Marinën Mbretërore deri në 1916, ishte i vetmi burrë nga të dyja palët që mund ta humbte luftën në një pasdite.
Për të shmangur këtë, Britania ndërtoi më shumë anije lufte se Gjermania dhe i bëri më të mëdha nga përmasat. Kështu ajo fitoi avantazhin dy me një. Superioriteti në numër ishte projektuar të mundësonte fitoren dhe të trembte gjermanët nga ana tjetër e Detit të Veriut. Dhe e gjitha kjo funksionoi. “Është folur shumë se sa pranë mundjes së Britanisë ishte flota gjermane në vitin 1917, por ta mendosh ndryshe, në fillim të vitit 1915, detet ishin të zbrazur nga anijet tregtare gjermane”, shpjegon Andrew Choong.
“Tregtia detare e Gjermanisë ishte pushuar brenda natës. Mori fund për shkak të problemeve që kishte në luftë.” Bllokada e Gjermanisë nënkuptonte se në vitin 1918 ishin gjermanët ata që kishin uri, jo britanikët. Trazirat nuk pushuan, pastaj ndodhi një bujë për paqe. Për historianë të marinës si Andrew Choong, mundja strategjike e Gjermanisë në det ishte një kontribut më i madh i britanikëve për fitore sesa betejat e zhvilluara në tokë.
“Personalisht mendoj se kontributi i marinës britanike ishte më i rëndësishmi, por jo në betejë. Ishte një mbytje e qetë me anë të bllokadës”, – thotë ai.
Teksa e drejtonte flotën të dilte nga lumi Forth, David Beatty, pasardhësi i Xhellikos si një kryekomandant i Flotës së Madhe, mund të kuptonte superioritetin e flotës së Britanisë për të treguar mundjen përfundimtare të Gjermanisë. Pesë anije amerikane dhe tre franceze iu bashkuan më pas britanikëve. Ai nuk do të linte asgjë ta pengonte. Urdhrat e dhëna një natë më parë ishin të qartë – anijet duhet të ishin gati për sulm. “Frëngjitë dhe armët do të mbaheshin në pozicion. Armët do të ishin gati por nuk do të qëllonin. Marinsat në kullat e vrojtimit ishin të stërvitur. Largësia ishte matur dhe gjithçka ishte gati”.
Teksa Flota e Madhe lundroi në Detin e Veriut, formoi dy kolona masive, një nga veriu dhe një nga jugu, gjashtë milje larg. Pak përpara orës 10:00 ata u takuan me gjermanët, që po drejtoheshin drejt dorëzimit të tyre nga anija e lehtë ushtarake ‘HMS Cardiff’. Kolonat e Aleatëve u rrotulluan drejt perëndimit, duke formuar një eskortë në çdo anë të gjermanëve.
Korrespondenti i ‘Times’ e përshkroi kështu skenën: “Në horizont u dukën gjermanët të udhëhequr nga ‘Cardiff’, ata dukeshin si studentë që i drejtonte një trupvogël. Mbi ta fluturoi një avion luftarak britanik. Të parat erdhën anijet luftarake”.
Nga fundi i mëngjesit, gjithçka kishte marrë fund. Anijet gjermane, përveç njërës që kishte kaluar mbi një minë dhe ishte mbytur, ishin ankoruar. Beatty çoi këtë mesazh: “Flamuri gjerman do të ulet në këtë perëndim dhe nuk do të ngrihet përsëri pa leje”. Përpara se të mbante një shërbim falënderimi në bordin e HMS Mbretëresha Elizabet, Beatty falënderoi marinsat e Flotës së Madhe.
“Urimet e mia për fitoren që morëm mbi fuqinë e detit të armikut tonë. Më e madhe ndër të gjitha është arritja që ky episod i fundit nuk mori formën e një aksioni detar”. Marina Mbretërore qëndronte në kulmin e fuqisë së saj. Britania i sundonte vërtet detet. “Në atë kohë Britania ishte fuqia më e madhe detare e botës dhe fuqia e dytë pas saj sapo ia kishte dorëzuar anijet e veta”, – shpjegon Choong.

Por nuk zgjati shumë. Brenda pak muajsh, flota gjermane u gjend në fund të “Skapa Flou”, e fundosur si shenjë e fundit e mosbindjes. Pa asnjë armik për t’u përballur dhe me Britaninë që mezi priste të ulte buxhetin ushtarak, Marina Mbretërore nuk mund t’i justifikonte më shpenzimet për anijet e saj të mëdha. “Shumica e tyre u shkrinë për skrap në vitet ’20 dhe në fillim të viteve ’30. Disa prej më të mirave u ruajtën dhe shërbyen në Luftën e Dytë Botërore”, shpjegon Choong.
Të paktën një nga anijet luftarake britanike, HMS Hercules, u tërhoq nëpër Detin e Veriut për t’u gjetur në një pjesë toke të portit detar gjerman Kil. Por teksa errësira ra më 21 nëntor 1918 e gjitha kjo ishte ende e ardhmja që nuk kishte ndodhur. Në atë mbrëmje e gjithë bota ishte e britanikëve teksa marinsat këndonin të lumtur për fitoren pa betejë.
Korrespondenti i “Times” ishte dëshmitar i një spektakli unik. Ai shkruan se plani i operacionit nuk mund të sjellë në mendjen e atij që e lexon ndonjë konceptim mbi skenën, por do të mbetet në mendje, pasi tregon për natyrën e flotave armike që nuk janë parë më herët dhe që me shumë gjasa nuk do të shihen më kurrë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme