Google ADS

Dren Abazi: 95% të “këngëtarëve” nuk e meritojnë të dalin në TV (Foto)

15:09 | 29 Prill 2016
Arbresh.info

Muzika e veçantë që ai bën, pamja dhe stili i tij, mbrëmjet e shumta live në Kosovë e Shqipëri,  pjesëmarrjet e shumta në festivalet më të njohura në Evropë, këto e shumë të tjera e bëjnë këngëtarin Dren Abazi, një nga artistët më të pëlqyer të skenës shqiptare, transmeton Arbresh.info.

Dreni këtë herë në intervistën e dhënë për portalin Arbresh.info, shpalosë shumë gjëra  rreth tij, të cilat nuk i keni ditur.

Çfarë nxënësi ka qenë Dreni, nga cila kafshë frikësohet, kënd e cilëson ai si këngëtaren më seksi të estradës, çfarë i tha Kastros pasi ai e puthi në skenë, cila është për të femra ideale? Këto e shumë të tjera  mund t’i mësoni në intervistën më poshtë:

Arbresh.info: Dren, ju keni shumë fansa si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, ku e ndjeni ju veten më mirë?

Dren Abazi: Secili vend është i mire në mënyrën e vet. Në këtë rast nuk është se mund të bëj ndonjë dallim të madh, përveç faktit që sidoqoftë në Prishtinë  gjithmonë ekziston ndjenja që jam në shpinë time, me njerëzit e mi. Kjo padyshim vlen edhe për Tiranën, që ka vite që më bën të ndjehem sikur në shpinë time te dytë.

Arbresh.info: Cila është dhurata më e keqe që e ke marrë nga dikush ?

Dren Abazi: Sigurisht që s’më kujtohet , nëse ka pasur. Unë mbaj mend vetëm gjërat e bukura.

Arbresh.info: Çfarë shenje je në horoskop?

Dren Abazi: Ujori

Arbresh.info: A ekziston dashuria në shikim të parë?

Dren Abazi: Për mua, padyshim se po. Gjithsesi nuk do të thotë se ajo mund të zgjas më shumë se 5 minuta.

Arbresh.info: Çfarë nxënësi ke qenë në shkollë fillore dhe të mesme?

Dren Abazi: Në shkollë fillore kam qenë nxënësi më i mire në shkollë, ose njeri prej më të mirëve. Ne shkollë të mesme kam pasur qëllime të tjera më interesante se te qenurit nxënësi më i mirë.

Arbresh.info: Cila është për ty femra ideale?

Dren Abazi: Pyetje shumë e vështire, nëse ekziston.

Arbresh.info: Me kënd nuk do të bëje kurrë duet?

Dren Abazi: Pyetja do t’ishte shumë më e lehte, me e vendos ndoshta me kënd. Gjithsesi me 95% të këtyre individëve që sot shohim në TV , sigurisht që jo.

Arbresh.info: Nëse ishe detyrua me zgjedh në mes gjinekolog dhe veterinar, cili do të ishe?

Dren Abazi: Veterinar patjetër. Kafshët kanë nevojë për shumë përkushtim dhe dashuri.

Arbresh.info: Cilës kafshë i frikësoheni?

Dren Abazi: Më të rrezikshme janë insektet, dhe gjarprit kuptohet, sepse është gjarpër 🙂

Arbresh.info: Si u ndjeve në skenë kur të puthi Kastro Zizo dhe çfarë i the pas spektaklit?

Dren Abazi: Nuk ishte puthje, ishte vetëm një inskenim që të dukej e tillë edhe pse unë nuk e dija sepse ishte pa plan. Prej Kastros priten gjera te tilla.

Arbresh.info: Sipas teje, cila është femra më seksi në estradën tonë?

Dren Abazi: Ka shumë kohë që s’kam pa diçka ” sexy ” në “estradën” tonë.

Arbresh.info: Cilat janë planet e Dren Abazit dhe Zig Zag Orchestrës, a do të ketë së shpejti këngë të re?

Dren Abazi: Po , shumë shpejtë. Përveç koncerteve tona që janë të vazhdueshme gjithandej, këto ditë  del kënga e re , që në fakt është më shumë një projekt intim, personal. Do e shihni shumë shpejte. /Arbresh.info

13090420_10207520307863317_245832877_n

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme