Zyrtarë të Eurovisionit tregojnë pse e krahasuan flamurin e Kosovës me atë të ISIS-it (Foto)

10:00 | 29 Prill 2016
Arbresh.info

Një skandal të vërtet ka shkaktuar EBU si organizatore e festivalit evropian të këngës “Eurovision”.

Në fillim të javës, Organi Drejtues i festivalit apo i njohur ndryshe si Grupi i Referencava ka miratuar politikat zyrtare të përdorimit të flamujve në festival.

Në mesin e flamujve të cilët janë ndaluar të futen në sallën ku do mbahet festivali  është edhe ai i Kosovës, i cili është parë shpesh duke valvitur në Eurovision.

Magazina.al ka kontaktuar me zyrtarët e EBU-së për të marr një përgjigje në lidhje me këtë vendim ku flamuri i Kosovës është në mesin e atij të Shtetit Islamik-ISIS dhe disa rajoneve separatiste.

fl2_1461874529-2464485

Ata janë arsyetuar se përveç flamujve të 42 shteteve pjesëmarrëse në Eurovision këtë vit dhe shteteve që kanë marr pjesë edhe më herët, nuk do të lejohet asnjë flamur tjetër i cili nuk është i njohur nga Kombet e Bashkuara.

“Flamuri i Kosovës nuk i plotëson këto kritere. Është e rëndësishme të thuhet se këto rregulla nuk janë të destinuara për të ndaluar flamujt e territoreve të caktuara, por për të siguruar një politikë të qëndrueshme se çfarë lloj të flamujve janë të lejuara”, ka thënë për Magazina.al Sietse Bakker, zyrtar në EBU.

Në anën tjetër ky vendim është konsideruar si skandal edhe nga fansat e festivalit, një ndër ta është edhe kosovari Erdin Janovali i cili jo më larg se vitin 2013 kishte valvitur flamurin e Kosovës në Malmo Arena ku mbahej Eurovisioni atë vit.

13020615_10208213486910197_2053678930_n

Ai ka thënë se nga ky lajmë është habitur, pasi festivali mbahet në Suedi e aq më shumë kur sipas tij Kosova po pret që shumë shpejt të bëhet pjesë e këtij festivali me përfaqesuesin e vet.

“Jashtezakonisht i indinjuar. Kur e imagjinoj veten po të kem shkuar edhe këtë vit në Suedi dhe të ma kishin ndaluar flamurin do të ndihesha jo i plotë. Për më tepër me dhemb shumë që kjo po ndodh pikërisht në Suedi dhe në kohën kur të gjithë po presim të marrim driiten jeshile për pjesëmarrje në Eurovision”, është shrehur Janovali, për Magazina.al

E çuditshme është se në këtë list ku është futur edhe Kosova, janë territoret të cilat nuk janë njohur pothuajse as nga 10 shtete të botës e disa as nuk kanë shpallur pavarisë, ndërsa Kosova ka mbi 100 njohje ndërkombëtare si dhe është njohur nga 2/3 e Bashkimit Evropian, ndërsa çdo vit kërkon pjesëmarrje në Eurovision./Magazina.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme