Cilësia dhe siguria e produkteve, veçanërisht e atyre ushqimore, mishit dhe pijeve duket të jetë edhe prioriteti kryesor i Drejtorisë Komunale të Inspektoratit në Komunën e Gjakovës, shkruan sot Zëri.
Sipas drejtorit, Mentor Sylmeta, inspektorët komunalë në vazhdimësi po bëjnë inspektime nëpër depot dhe pikat tjera ku shiten produktet ushqimore, mishi dhe pijet dhe në të gjitha rastet kur hasen produkte të tilla me afat të skaduar ato konfiskohen, ndërsa pronarët apo shitësit procedohen për gjykatë.
“Muajt e fundit kemi pasur disa raste kur është konfiskuar sasi e konsiderueshme e produkteve ushqimore, të cilat nuk i kanë plotësuar kushtet që të jenë nëpër dyqane, siç është prejardhja e dyshimtë apo afati i skaduar. Rasti i fundit është konfiskimi i një sasie të mishit. Pronari nuk i ka plotësuar kushtet e kërkuara për bartjen dhe ruajtjen e tij, ndërsa nuk ka mundur ta dokumentojë as prejardhjen e këtij mishi. Në rastin konkret, por edhe në të gjitha rastet tjera ne i kemi proceduar ato në Gjykatën Themelore të Gjakovës dhe jemi të pritje të lëvizjeve nga ky institucion”, ka thënë drejtori Sylmeta.
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...