Nga: Zafir Berisha
Në realitetin e sotëm në Kosovë është shumë normale të mendosh se kush çka dhe sapo bën për Kosovën. Kjo vjen si rezultat i gjendjes në Kosovë, e cila është në kërkim të identitetit individual dhe politik, ku si rezultat i këtij kërkimi e jetojmë jetën të cilën e jetojmë.
“Jeta është një përplasje vullnetesh e interesash të kundërta”, – thotë Harry Box dhe nëse ia shtojmë edhe mendimin e Bu DDA: “ Bota mbahet mbi të panjohurat”, atëherë barazimi i këtij realiteti në Kosovë i nevojitet origjinaliteti i epokës nëpër të cilën po kalojmë,dhe se vështirë mund ta definosh kush, çka është duke bërë në Kosovë, siç është vështirë ta definosh kush, çka po kërkon nga Kosova.
Mungesa e guximit qytetar dhe intelektual për t’u përballur me keq-qeverisjen në vend, dhe me krimin e organizuar e vë në pikëpyetje zhvillimin e shtetit dhe e fundos shpresën për një jetë më të mirë.
Kosova, sot ka nevojë për qytetarë të vetëdijshëm të cilët nuk i nënshtrohen presioneve dhe shantazheve të krimit të organizuar në pushtet dhe për këtë duhet guxim qytetarë sepse fati i vendit dhe e ardhmja e fëmijëve tanë nuk guxon të mbetet në duart e matrapazëve dhe profiterëve të cilët e kanë kapur shtetin.
Sa më shumë që vonohemi në luftën kundër të keqes së madhe e cila e ka përfshirë Kosovën, aq më gjatë kjo e keqe do të zgjatë dhe seriozisht do të rrezikohet perspektiva e qytetarëve të vendit.
Mungesa e stilit origjinal të klasës politike në Kosovë dhe qasja e gabuar në kërkim të këtij stili rrezikon pluralizmin dhe demokracinë duke u servuar dhe imponuar qytetarëve një politikë “Pozash”, që nuk janë asgjë tjetër veç një kopje e politikanëve dhe politikave tashmë të dështuara.
Musliu në Köln të Gjermanisë: Përkrahja juaj është fitorja j...
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...