Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi dhe përfaqësuesit e katër Kolegjeve private nënshkruan sot Memorandum Bashkëpunimi.
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi dhe përfaqësuesit e katër Kolegjeve private, nënshkruan sot Memorandum Bashkëpunimi, që do t’ju mundësoj studentëve të këtyre kolegjeve, aftësimin profesional në fushat që lidhen me Ministrinë e Financave dhe agjencitë e saj.
Nënshkrimin i këtij Memorandumi, u bë nga zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi, dekani i Kolegjit ”AAB” Medain Hashani, kryetari i Bordit themelues të kolegjit “Universum” Suat Berisha, rektorja e Kolegjit “Dardania” Xhyldane Mulla, si dhe dekani i Kolegjit” Pjetër Budi” Hashim Rexhepi.
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Memorandumeve të Bashkëpunimit me katër kolegjet private bëri të ditur se “Qëllimi i nënshkrimit të këtyre Memorandumeve është promovimi i aftësimit profesional të studentëve të Kolegjeve në fushat që lidhen me Ministrinë e Financave dhe agjencitë e saj. Ministria e Financave, do të marrë në punë praktike nga 20 studentë për çdo tre muaj (apo 80 studentë në vit) nga këto institucione të arsimit të lartë.
“Sikurse Memorandumi i nënshkruar më herët me UP “Hasan Prishtina”, edhe ky i sotmi i nënshkruar me Kolegjin “AAB”, Kolegjin ““Universum”, Kolegjin “Dardania” si dhe Kolegjin “Pjetër Budi” shpreh gatishmërinë e Qeverisë së Republikës së Kosovës për të bashkëpunuar me institucionet e arsimit të lartë në projekte të tjera që do të shkojnë në të mirë të zhvillimit të shkencës dhe aftësimit profesional”, tha Zëvendësministri Krasniqi.
Ai gjithashtu bëri të situr se “Nga numri i përgjithshëm i studentëve që do ta kryejnë praktikën në baza tremujore janë nga drejtimet e ekonomisë (të gjitha drejtimet), juridik, si dhe shkenca kompjuterike. Ndërsa, përzgjedhjen e studentëve do ta bëjnë vet Kolegjet të cilat i ofrojnë Ministrisë së Financave listën e përzgjedhur të studentëve çdo tre muaj”.
“Në përzgjedhjen e studentëve për punë praktike, Kolegjet duhet të marrin parasysh notën mesatare të studentëve dhe gjithashtu studentët duhet të kenë të kryer së paku vitin e dytë të studimeve bachelor ose të jenë të regjistruar në studimet master”, shtoi zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi.
Përfaqësuesit e kolegjeve private, vlerësuan lartë iniciativën e Ministrisë së Financave për angazhimin e studentëve të Kolegjeve private në punë praktike në Ministrinë e Financave, dhe e cilësuan si një mundësi të mirë për studentët e tyre që njohuritë teorike ti transferojnë edhe në praktikë.
Hashim Rexhepi, dekan i Kolegjit” Pjetër Budi” e përgëzoj Ministrinë e Financave për këtë hap, dhe konsideroj që është hap i duhur në drejtim të krijimit të kushteve për zhvillimin e mëtutjeshme të sistemit të arsimit të lartë në Kosovë.
“Konsideroj që është një moment shumë i rëndësishëm për sistemin e arsimit të lartë në Kosovë, për shkak se hapin që e ka ndërmarrë Ministria e Financave konsideroj që krijon hapësira të nevojshme për zhvillimin e mëtutjeshëm të sistemit të arsimit të lartë, krijimin e mundësive që studentët tanë të kryejnë punën praktike dhe të lidhen sa më shumë me tregun e punës”, tha Rexhepi.
Ndërsa, Xhyldane Mulla rektore e Kolegjit “Dardania”, tha se është rasti i parë që një Ministri e merr këtë iniciativë të jashtëzakonshme, me siguri kjo iniciativë do të jetë një model edhe për Ministritë tjera.
“Studentët kanë nevojë per aftësim profesional sidomos ata të ekonomisë. Ministria e Financave ka veçori specifike që ju ofron studentëve në punën e tyre, sidomos në politikat financiare. Prandaj, unë ju kisha bërë apel që ky rast të vlejë edhe për Ministritë e tjera. Dhe kjo që bëri sot Ministria e Financave po më pëlqen sidomos që na keni respektuar në mënyrë kolektive dhe nuk na keni dalluar nga Universiteti i Prishtinës, por na keni trajtuar njëjtë”, shtoi znj. Mulla.
Kryetar i Bordit themelues të Kolegjit “Universum” Suat Berisha, duke falënderuar Ministrinë e Financave për iniciativën, për nënshkrimin e Memorandumin e bashkëpunimit, tha se kjo është një mundësi e mirë dhe një mundësi e re për studentët e kolegjeve private, që njohuritë teorike ti transferojnë edhe në praktike, por njëherit gjithashtu edhe të përfitojnë njohuri të reja praktike nga realizimi i intershipit në Ministrinë e Financave.
“Uroj që një praktikë të tillë ta vazhdojnë edhe Ministritë apo dikasteret tjera, e cila do të ishte me interes të dyanshëm edhe për Ministritë përkatëse, por sidomos për studentët dhe institucionet e arsimit të lartë”, tha z. Berisha.
Gjithashtu, edhe Dekani në kolegjin ”AAB” Medain Hashani e vlerësoj lartë nënshkrimin e këtij Memorandumi dhe theksoi se “ Ministria e Financave me këtë marrëveshje e tregon atë qasjen pozitive dhe jodiskriminuese edhe ndaj institucioneve private që është një nga parimet kryesore të çdo vendi, që të mos ketë diskriminim, në aspektin se a është publik apo privat”.
Ai bëri të ditur se Kolegji AAB do të sjellë studentët që me të vërtetë e meritojnë, që ato aftësi teorike të cilat i kanë absorbuar në kolegjin e tyre ti realizojnë edhe në aspektin praktik në Ministrinë e Financave.
Kryeministri Kurti thërret sonte konferencë për media
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut