Punëtorët e Postës kërkojnë anulimin e tenderit për shpërndarjen e ndihmave sociale

13:15 | 27 Prill 2016
Arbresh.info

Dhjetëra punonjës të Postës së Kosovës kanë protestuar sot para Ministrisë ës Punës dhe Mirëqenies Sociale, duke kërkuar që ndihmat sociale të shpërndahen përmes Postës së Kosovës.

“Stop Diskriminimit të Postës”, “Stop favorizimit të bankave private”, ishin pankartat e tyre që mbanin në duar. Kryetari i Shoqatës së Punëtorëve të Postës së Kosovës , Etrit Hoti , tha se kërkesa është bërë në emër të një mijë punëtorëve të Postës dhe se kërkojnë nga Minstria e Punës që shpërndarja e ndihmave sociale dhe pensioneve të fillojnë nëpërmjet Postës dhe jo nëpërmes bankave komerciale.

“Përmes protestës shprehim revoltën dhe zhgënjimin e mbi një mijë punëtorëve të Postës së Kosovës ndaj Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale , por edhe ndaj Qeverisë së Kosovës. Është e pakuptimtë braktisja pa asnjë sqarim e Marrëveshjes nga ana e MPMS-së duke marrë parasysh se nëse skemat sociale shpërndahen përmes zyrave postare të Post ës së Kosovës kjo ministri, përkatësisht Qeveria e Kosovës , kursen mbi 300 mijë euro në vit. Kjo ministri jo vetëm që ka ikur nga nënshkrimi i marrëveshjes që është hartuar së bashku me Postën e Kosovës por ka hapur edhe tender për shpërndarje të skemave sociale ndihmave sociale e në këtë tender ia ka pamundësuar Postës të marrë pjesë. Në këtë mënyrë ka shkelur neni 9.4 të Ligjit të Prokurimit”, tha Hoti.

Hoti po ashtu tha se janë të vendosur të protestojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre. Ai tha se kjo Ministri ka hapur tender për shpërndarjen e ndihmave sociale, ku sipas tij Posta nuk ka të drejtë konkurrimi por vetëm bankat komerciale.

“Nga kjo protestë, i bëjmë thirrje publike MPMS që sa më shpejtë ta nënshkruaj marrëveshjen e finalizuar me P ostën dhe të ndalë procesin e paligjshëm tenderues për shpërndarjen për shpërndarje të skemave sociale. Gjithashtu, i bëjmë thirrje Qeverisë së Kosovës dhe të gjitha institucioneve tjera relevante që të angazhohen menjëherë për ndërprerjen e diskriminimit të Postës së Kosovës…Jemi plotësisht të vendosur dhe aktet tona sindikale do të vazhdojnë deri në korrigjimin e padrejtësive dhe realizimin e kërkesave tona të ligjshme”, tha Hoti.

Zyrtarët e Ministrisë së Punës sot nuk kanë qenë në gjendje që të japin deklaratë në lidhje me kërkesat e kërkesat e protestuesve.

Dje nëpërmjet një komunikate për media, Ministria ka sqaruar se rasti është duke u trajtuar nga OSHP-ja dhe Agjencioni Kundër Korrupsionit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme