Google ADS

Reagimi emocional i djalit autist kur sheh për herë të parë në koncert “Coldplay”

17:49 | 26 Prill 2016
M. A.

Nëse nuk ishit duke u ndjerë shumë emocional sot, do të jeni shumë shpejt.

Video prekëse tregon reagimin e një djali të vogël autik teksa sheh për herë të parë të përformojë në koncert grupin e tij të preferuar “Coldplay”.

Klipi i filmuar nga babai Luis Vazquez tregon se si ai dhe djali shijojnë performance e grupit në stadiumin Foro Sol në Meksiko kur vogëlushi fillon të qajë.

Pasi sheh reagimin emocional të tij, babai gjithashtu përlotet dhe teksa mbështet kokën me të, këndojnë sëbashku tekstin e këngës.

Luis e postoi videon online me përshkrimin : “Diçka që unë dhe gruaja ime vendosëm të ndajmë me të gjithë botën”.

Video është shpërndarë mijëra herë në Facebook e Twitter si dhe ka marrë mbi 1.7 milionë klikime në Youtube.

https://youtu.be/AOAYF1gWg4o

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme