Sa dëmtoheni nga valët Wi – Fi

14:03 | 26 Prill 2016
Arbresh Info

Zhvillimi i teknologjisë ka bërë që pajisjet e ndryshme teknologjike të bëhen pjesë e përditshmërisë sonë. Kudo që shkoni sot, keni internet. Pra, prezenca e valëve Wi-Fi në jetën tonë të përditshme është më se e dukshme. Megjithatë, ekziston rreziku i kësaj teknologjie radiofonike, për të cilën ne nuk jemi të vetëdijshëm sa duhet.

Disa studime kanë treguar se valët wireless – it janë të dëmshme për shëndetin tonë. Valët e tilla radiofonike shkaktojnë simptoma të ndryshme të dëmshme, duke përfshirë kokëdhembjen, pagjumësinë, koncentrimin e dobët, lodhje, marramendje dhe rrahje aritmike të zemrës. Prandaj është e rëndësishme që të ndërmarrim masa, duke filluar nga mbajtja larg e telefonit dhe pajisjeve të tjera elektronike.

Në ndërkohë, është mirë që të bëheni më e vetëdijshme për rreziqet që vijnë me teknologjinë rreth nesh. Përfshihuni në debate dhe flisni për rreziqet e këtyre fushave masive të energjisë. Fikeni ruterin kur nuk përdorni internet, do të falënderoni veten më vonë për këtë gjë të vogël.Sa dëmtoheni nga valët Wi – Fi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme