Punëtorët e Postës do të protestojnë nesër kundër Ministrisë së Punës

12:50 | 26 Prill 2016
Arbresh.info

Shoqata e Punëtorëve të Postës së Kosovës ka paralajmëruar se nesër duke filluar nga ora 11:30, punëtorët e Ndërmarrjes Publike Posta e Kosovës do të protestojnë para selisë së Ministrisë së Punës dhe MirëqeniesSociale (MPMS), pasi që kjo e fundit nuk po e nënshkruan marrëveshjen për shpërndarjen e ndihmave sociale.

Protestat sipas kësaj shoqate nuk do të ndalën deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Siç e dini para një viti Posta e Kosovës dhe MPMS janë pajtuar që të nënshkruajnë marrëveshje me të cilën Posta merr përsipër shpërndarjen e Skemave Sociale (ndihmave sociale) në rreth 160 zyra postare, anekënd territorit të Kosovës. Mirëpo, kjo ministri ka bërë diskriminimin dhe shkeljet më të mëdha ligjore ndaj Postës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Shoqatës së Punëtorëve të Postës së Kosovës.

Sipas Shoqatës, pas muajve të tërë të negociatave mes Postës dhe MPMS-së, kjo ministri ka ftuar Menaxhmentin e Postës së Kosovës që më datën 29 maj 2015, në ora 13:00, të nënshkruhet marrëveshja me të cilën shpërndarja e Skemave Sociale kalon nga bankat private në Postën e Kosovës.

Po ashtu, të njëjtën ditë rreth orës 13:00, MPMS ka anuluar ceremo ninë për nënshkrimin e marrëveshjes dhe që nga ajo ditë nuk ka dhënë asnjëherë sqarim zyrtar se përse nuk nënshkruhet marrëveshja që është përgatitur së bashku.

MPMS dhe Qeveria e Kosovës do të kursenin mbi 300 mijë euro në vit ndërkaq përfituesit e ndihmave sociale nuk do të shpenzonin për udhëtim deri në bankat private dhe nuk do të maltretoheshin duke pritur në radhë disa ditë me radhë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme