Google ADS

Mitsubishi me gabime në testimin e karburantit që nga 1991

12:29 | 26 Prill 2016
Arbresh.info

Mitsubishi Motors ka pranuar se ka përdorur metoda të papërshtatshme të testimit për karburantin që nga viti 1991.

Pranimi pason shpalljen e javës së kaluar se kishte falsifikuar të dhënat e ekonomisë së karburantit për më shumë se 600.000 automjete të shitura në Japoni, transmeton arbresh.info.

Zëvendës-presidenti i kompanisë japoneze, Ryugo Nakao, tha se ai nuk e di se sa modele të tjera janë prekur.

Aksionet e Mitsubishit kanë rënë edhe për 10% të martën, duke çuar rrëshqitjen në 50% që nga shpërthimi i skandalit./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme