Një databazë që përmban detajet personale të mbi 90 milionë votuesve meksikan është gjetur online pa asnjë fjalëkalim.
Hulumtuesi i sigurisë në MacKeeper, Chris Vickery ka shpjeguar të premten që ai ka zbuluar databazë me 93.4 milionë njerëz në një server të kompanisë Amazon në SHBA.
“Pas raportimit të situatës në Departamentin e Shtetit të SHBA-së, DHS, Ambasada e Meksikës në Uashington, Institucionit Ndërkombëtar të Zgjedhjeve në Meksikë dhe kompanisë Amazon, databaza ishte larguar më 22 prill”, shtoi ai, transmeton portali arbresh.info.
“Nën ligjet e Meksikës, këto dosje janë ‘tërësisht kredenciale’ dhe zbulimi i tyre mund të ndëshkohet me 12 vite burgim”.
Ende nuk dihet nëse ndonjë program keqdashës i palës së tretë ka qenë në gjendje të fitojë akses në informatat e databazës, apo se sa gjatë të dhënat ishin të ekspozuara ndaj publikut./arbresh.info
Regjistrohet rasti i pestë me ethet e Nilit Perëndimor në Ma...
KQZ: 4417 aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë Koso...
Como arrin fitoren e parë në Serie A ndaj një kundërshtari t...
Zgjidhni problemin me zbokthin me një veprim
Shkroi koment anti-Kosovë, basketbollisti pejan nuk ia zgjat...
CEFTA, Habeck : Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Koso...