Artisti i tatuazheve nga Brazili, Tiago Lopes, është shprehur se ka punuar shumë tatoo kuptimplota në jetën e tij, por shumicën nga to nuk i ka ndarë më adhuruesit.
Ai ka vendosur që tattoo-në e Leo Javiel ta shpërndajë sepse historia që qëndron pas tatuazhit është mjaft prekëse, transmeton arbresh.info.
Leo ka bërë një tattoo për nder të gjyshes së tij Neiva, e cila e ka rritur atë, pasi nëna e tij ishte shumë e re kur lindi Leon. Ajo ishte vetëm 14-vjeç.
Në tatuazh shkruhet mesazhi i fundit që gjyshja kishte lënë për Leon. Ajo ndërroi jetë në korrik të vitit 2012. Neiva kishte pësuar atak në zemër gjersa ndodhej jashtë shtëpisë dhe menjëherë është dërguar në spital.
Fjalët e fundit të saj që gjyshja kishte lënë të shënuar për Leon ishin: “Do të kthehem në mesditë. Të puth, gjyshja”.
Kur Leo kishte gjetur shënimin e saj vendosi të kthejë atë një tatuazh, transmeton arbresh.info.
Artisti i tatuazheve Tiago, sapo e dëgjoi historinë prekëse vendosi që tatuazhin t’ia bëjë Leos pa pagesë.
Kur gjithçka mbaroi, Leo dhe Tiago ngritën nga një gotë (ose dy) për nder të gjyshes Neiva./arbresh.info
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...