Eksponate të vjetra, tradicionale dhe karakteristike të fshatit Vuthaj dhe trevës Plavë e Guci, do të shfaqen nga tash e pas në Muzeun Etnografik, i cili u hap dje në Vuthaj nga Ramok Çelaj.
Sipas një komunikate për media muzeu është hapur si dëshirë e madhe për të ruajtur nga zhdukja, vlerat e mirëfillta autoktone.
Ky muze është hapur në njërin prej anekseve të kullës qindravjeçare të familjes Çelaj.
“Është kjo një hapësirë e posaçme ku do të ruhet dhe ekspozohet për vizitoret ky thesar i çmuar dhe me vlerë i vendlindjes tonë. Dashuria e madhe e Ramok Çelajt bëri të veten që kjo pasuri kombëtare, tani e tutje mos të mbes në mëshirën e fatit por të jetë e ruajtur dhe e mirëmbajtur nga një adhurues i flaktë i etnografisë siç është fisniku vuthjan Ramok Çelaj”, thuhet në komunikatën për media.
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...