Agjencia e Akreditimit e Kosovës pritet që t’i shpallë rezultate e akreditimit për Universitetin e Prishtinës më 6 korrik. Kështuka bërë të ditur kryetari i Këshillit Shtetëror të Cilësisë në këtë agjenci, Blreim Rexha, i cili ka njoftuar se deri tash në mungesë të stafit janë anuluar 38 kërkesa për akreditim.
Në një intervistë për Kosovapress, Rexha ka thënë se mbledhja e fundit ku aprovohen ose jo programet, mbahet me këtë datë, derisa menjëherë publikohen edhe rezultatet për UP-në.
“Më 6 korrik është mbledhja e bordit dhe në mbledhje ne presim që të aprovohen gjegjësisht t’i refuzojmë raportet që vinë nga ekspertët, ndërsa nëse nuk kalojnë në atë mbledhje mbesin të trajtohen në mbledhjen e ardhshme që pritet të mbahet kah fundi i gushtit apo fillimi i shtatorit”, tha ai.
Sipas Rexhës, përveç UP-së që qëndron pak më mirë me staf akademik, institucionet tjera të arsimit të lartë publik e privat, problemet kryesore i kanë në këtë drejtim.
Vetëm në mbledhjen e fundit të bordit që është mbajtur më datë14 prill, Rexha tha se nga 67 programe studimit sa kanë qenë në proces janë refuzuar më shumë se gjysma e tyre.
“Një prej tyre ka qenë aprovimi i kërkesave të bartësve të arsimit të lartë për të vazhduar procesin për riakreditim të institucioneve publike dhe private dhe tani mund të iu them që bordi ka vepruar ashtu konform kërkesave edhe të Udhëzimit administrativ për tre doktor shkence për program studimit dhe nga gjithsej 67 programe sa kanë qenë për aprovim apo vazhdim të programit të studimit të tyre, bordi i ka aprovuar 29 kërkesa për të vazhduar procedurat për akreditim pa paragjykuar tani përfundimin që mund të japin ekspertët e vlerësimit, ndërsa që në start i ka refuzuar 38 kërkesa për riakreditim të programeve të studimit për mungesë të stafit të nevojshëm të kërkuar sipas UA 2/2013 neni 11 për tre doktor shkence”, ka deklaruar ai.
Rexha ka shtuar se ndër programet që janë shqyrtuar në mbledhjen e fundit në AKA, shumica janë institucione private por bëjnë pjesë edhe universitetet publike tani të sapoformuara siç është Universiteti i Mitrovicës, i Pejës dhe i Prizrenit, të cilave iu kanë refuzuar të gjitha programet e doktoratës.
“Këshilli Shtetëror i Cilësisë i ka refuzuar aplikacionet e Universitetit të Mitrovicës për nisjen e procedurave për studime të doktoratës në mungesë të kuadrove, ka refuzuar nisjen e akreditimit për programe të studimit për shkenca kompjuterike në gjuhën boshnjake në Universitetin e Prizrenit, në mungesë të stafit akademik, e kemi refuzuar po ashtu Universitetin e Pejës me disa programe, ku mungon stafi akademik dhe mund të them që në mënyrë të njëtrajtshme dhe me të njëjtat përmasa i kemi llogaritur edhe institucionet private edhe institucionet publike, ato të cilat nuk i plotësojnë kushtet i kemi refuzuar, ato që i kanë plotësua kushtet, i kemi kaluar dhe i kemi nisur procedurat për ri-akreditim”, është shprehur ai.
Rexha është shprehur se të gjithë janë refuzuar për shkak të mungesës së stafit akademik edhe pse ka pas edhe probleme tjera si ngarkesa e stafit akademik, infrastruktura, publikimet, stafi administrativ e.t.j.
Megjithatë, kryetari i bordit të Agjencisë, ka thënë se institucionet mund të ri-aplikojnë me programet e tyre dhe nëse arrijnë t’i plotësojnë kërkesat ligjore, mund të shqyrtohen në mbledhjen e radhës që pritet të mbahet para muajit shtator.
“Afati për aplikim është i vazhdueshëm por nëse duan që të akreditohen këtë vit akademik, atëherë duhet që menjëherë të ngrisin kapacitetet e tyre njerëzore, në rend të parë duhet të kenë tre doktor shkence për program studimi dhe mund të aplikojnë në çdo kohë, p? ?r këtë ne e kemi lënë një mbledhje në mes të mbledhjes së korrikut që mund ta aprovojmë kërkesën e tyre në një mbledhje që ne tani e quajmë mbledhje online me ekspertët ndërkombëtarë por me ta ne duhet të takohemi edhe fizikisht që të mund ta provojmë kërkesën e tyre në fund të majit dhe pastaj që ne deri në mbledhjen e korrikut dhe mbledhjen shtatorit të mund t’i kryejmë procedurat tjera për ekipin vlerësues dhe raportin final, prandaj ne i ftojmë të gjithë ata që kësaj radhe nuk iu ka pranu aplikacioni i tyre të vijnë të aplikojnë duke i plotësuar kushtet që i parasheh UA”, ka deklaruar ai.
Zyrtarët e Agjencisë së Akreditimit të Kosovës kohë më parë kanë deklaruar se dy të tretatprogrameve të studimit në nivel vendi nuk kanë mbulueshmëri me staf akademik duke e pas parasysh se për secilin program studimi duhen më së paku tre doktorë të shkencave të fushës së caktuar.
Osmani për shpërthimin në Zubin Potok: Bandat kriminale serb...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, Aivo Orav: E dënoj rastin, përgje...
ShBA-ja dënon sulmin në Ibër-Lepenc: Qeveria e ka mbështetje...
Momentet më pikante mes Sarës dhe Drilonit, çfarë po ndodh m...
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!