Shakespeare ka në të vërtetë meritën edhe të shpikjes së mijëra fjalëve që sot janë pjesë e gjuhës angleze në përdorimin e zakonshëm, (përfshirë, por jo vetëm “eyeball” [kokordhok syri], “fashionable” [në modë] dhe “manager”).
Gloomy -I errët
Përkufizimi: Disi i errët, as i shndritshëm, as me diell
Etimologjia: “To gloom”, ke pamje të trishtuar
Përdoret te: Titus Andronicus
Laughable – Qesharak
Përkufizimi: Që bëhet komik
Etimologjia: Vjen nga folja “to laugh” [qesh].
Përdoret te: Tregtari i Venedikut
Majestic – Madhështor
Përkufizimi: I madh dhe i bukur sa të impresionon.
Etimologia: Nga “majesty” [madhëri].
Përdoret te: Stuhia
Lonely – I vetmuar
Përkufizimi: I trishtuar sepse është i izoluar nga të tjerët.
Etimologjia: “Alone” [i vetëm] u shkurtua për herë të parë në “lone” në fillim të 1400.
Përdoret te: Coriolanus
Radiance – Rrezatim
Përkufizim: Një lloj drite dhe lumturie që mund të reflektohet në fytyrën e ndonjë personi.
Etimologjia: Vjen nga latinishtja “radians, radiantis”, që do të thotë “rrezëllitës”.
Përdoret te: Mbreti Lir
To Hurry / Të nxitosh
Përkufizimi: Të zhvendosesh ose të veprosh me shpejtësi, të nxitosh
Etimologjia: Vjen me shumë mundësi nga “to harry” [të hidhesh].
Përdoret te: Henriku VI, Pjesa I
Generous – Bujar
Përkufizimi: I gatshëm për të dhënë ose për të ndarë me të tjerët para apo sende me vlerë.
Etimologjia: Nga “generosus”, që do të thotë “e fisnikëve të lindur”.
Përdoret te: Hamleti
Frugal – I përkorë
Përkufizimi: I kujdesshëm në të shpenzuar, ose në të përdorurit të objekteve kur nuk ka nevojë të domodoshme.
Etimologjia: Nga latinishtja “frux, frugis”, që do të thotë: “Ndershëmri, virtyt”.
Përdoret te: Shumë zhurmë për asgjë
Critical – Kritik
Përkufizimi: Ai që shpreh kritikë.
Etimologjia: Nga latinishtja “criticus”, që I referohej kritikut letrar.
Përdoret te: Otello
Courtship – Kortexhim, ardhje rrotull
Përkufizim: Kompleksi i sjelljeve të përshtatura të atyre personave që zhvillojnë mes tyre një marrëdhënie romantike të drejtuar nga martesa.
Etimologjia: Vjen nga termi që përdorej për njerëzit rreth mbretit, nga frëngjishtja “cort”.
Përdoret te: Tregtari i Venedikut
Zany- Xhol
Përkufizimi: Argëtues në një mënyrë jokonvencionale dhe ekstravagante.
Etimologjia: Vjen nga italishtja “Zanni”, një variant i emrit “Giovanni”.
Përdoret te: Love’s Labour’s Lost
To Undress-Të zhvishesh
Përkufizimi: Të heqësh rrobat
Etimologjia: “To Dress” vjen nga frëngjishtja “dresser”, që do të thotë të përgatitesh, të organizohesh. Shakespeare ishte i pari që i shtoi parashtesën “un-”.
Përdoret te: Zbutja e Kryeneçes
To Rant – Të protestosh
Përkufizimi: Të flasësh me zë të lartë për të treguar inat, të ankohesh në mënyrë të paarsyeshme.
Etimologjia: Vjen nga holandishtja “randten”, që do të thotë të flasësh pa vend.
Përdoret te: Hamleti/R.Class/
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...