Fotot e këtij qeni po qarkullojnë tejet shumë në rrjetet sociale dhe është kthyer thuajse në simbol të shoqatave të mbrojtjes së kafshëve.
Qeni i quajtur Barilla u soll në një qendër shpëtimi thuajse në prag të ngordhjes. Siç edhe shihet, kafshës i duken lehtësisht eshtrat për shkak të mungesës së ushqimi.
Rasti në Granada të Spanjës. Një person i quajtur Eduardo Rodriguez ishte i vendosur për ta mbajtur në jetë kafshën e gjorë.
“Unë i kam shpëtuar qentë që kurse kam qenë fëmijë, por kurrë nuk kam parë një kafshë në një gjendje të tillë të tmerrshme si Barilla”, ka thënë Rodriguez.
“Të vetmet që i lëviznin kur ne e morëm ishte vetëm koka dhe bishti i saj”.
Pas 7 javësh të trajtimit, Barilla tani duket si një qen tjetër. “Rimëkëmbja ka qenë tronditëse,” tha Rodriguez.
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...