Për pesë net rresht, rreth 250 studentë të Akademisë së Arteve të Bukura dhe qytetarë të Firences kanë qenë pjesë e punëtorisë që ka mbajtur Sislej Xhafa në këtë qytet.
Njëri prej artistëve më në zë të artit bashkëkohor në botë, i përfshirë edhe në “Enciklopedinë e artit bashkëkohor botëror”, ka qenë i ftuar nga Akademia e Arteve të Bukura në Firence për ta mbajtur këtë punëtori, shkruan KD.
E ka titulluar “Shpageta me hudhër dhe vaj djegës në mesnatë”.
Krejt aktiviteti është mbajtur në një kohë kur shumica janë në gjumë. Xhafa, që jeton dhe vepron në New York, ka zgjedhur që gjithçka të nisë në orën 23:00 të mbrëmjes dhe të mos përfundojë më herët se në 04:00 të mëngjesit. Dita e fundit e punëtorisë ka nisur të premten për të përfunduar në mëngjesin e së shtunës.
“E zgjodha këtë titull si metaforë të ‘urisë’”, ka thënë Xhafa për gazetën.
Pas daljes, Burimi i dërgon mesazh nga studio banores: Ti je...
Begaj dënon sulmin në kanalin e Ibër Lepencit: Akte terroris...
Gjuriq për shpërthimin në Ibër Lepenc: Serbia është e gatshm...
Vetura godet dy këmbësore në Vushtrri
Gjendet pa shenja jetë një burrë në parkingun e QKUK-së
Qorolli: Sulmi në Zubin Potok është i ngjashëm me atë që Rus...