Prishtina International Film Festival hap siparin e saj sonte në mbrëmje. Hapja solemne nis në orën 20.30, dhe menjëherë pas saj të ftuarit do ftohen të zenë vendet në Kinemanë e Hapur pasi në orën 21.00 do projektohet “Mediterranea”, filmi i cili starton këtë edicion të tetë, thuhet në komunikatën e e PriFilmFest.
Sipas komunikatës i ftuar special në ceremoni është aktori kryesor i këtij filmi, Alassane Sy, i cili vjen për here të pare në Prishtinë falë PriFest.
Poashtu në njoftim thuhet se përveç ceremonisë së hapjes, e gjithë java do jetë e mbushur me programe, ëorkshop-e, seminare dhe takime me ekspertë të filmit, ku siç është thënë në njoftim shumë nga ta janë profesionistë të nominuar për çmime si Oscar e shumë vlerësime të tjera të rëndësishme kinematografike.
Në këtë festival do të shfaqen mbi 70 premiera të filmave të rinj dhe atyre kult. Të gjithë filmat do të jenë gratis/falas për studentët dhe pensionistët nga mosha 65 e tutje. Ndërsa sipas organizatorëve të festivalit për të tjerët në shitje është kartela JAVORE që kushton 10€ dhe me te mund të shihen të gjithë filmat në festival, ndërkohë që bileta individuale për një film kushton 3€. Shitja e biletave fillon nga sot në orën 12.00h dhe biletat mund të blehen cdo ditë te Salla e Kuqe. Programi I filmave mund të shkarkohet nga faqja e internetit të PriFest www.prifest.org si dhe në facebook ku do të reklamohen edhe të gjithë filmat e programit. Filmat promovohen edhe në partnerët medial të festivalit, televizionet, portalet, radio etj.
Hapsirat e festivalit gjatë një jave janë:
– Sheshi Zahir Pajaziti për shfaqjet e filmit falas nga ora 20.00h dhe 22.00h cdo mbremje (ne rast shiu, filmat e paraparë për tu shfaqur këtu do të shfaqen në Sheshin 21, hapsirë e brendshme)
– Salla e Kuqe dhe salla Atelie në katin e lartë të Pallatit të Rinisë (ish Boro Ramizi) ku do të mbahen projeksionet e filmit mbasdite duke filluar nga ora 18.00, 20.00, 22.00 gjegjsisht 19.00, 21.00 ne sallen Atelie. Nderkohe në hapsirën para derës së sallës së kuqe në tapetin e kuq do të vendoset hapsira për media dhe konferenca për shtyp që do të mbahen cdo ditë nga ora 11.00 – 13.00
– Salla e Amfiteatrit të American School of Kosova në katin poshtë të Pallatit të Rinisë (ish Boro Ramizi) ku do t në katin e lartë të Pallatit të Rinisë (ish Boro Ramizi) shfaqen filmat nga ora 15.00 pasdite si dhe disa debate që fillojnë nga e hëna e deri të premten.
– Sheshi 21 ku duke filluar nga nesër me 23 prill e deri me 27 prill do të jetë një program I ngjeshur me shumë prezentime ekspertësh, diskutime, takime profesionistësh të filmit. Në këtë hapsirë në datën 28 prill do të shfaqen edhe një pjesë e programit të rregullt të filmave që do të zhvendosen nga salla e kuqe.
– Hapsirë tjetër është edhe Hotel Viktori dhe Swiss Diamond Hotel ku do të mbahen workshope dhe trajnime të mbyllura për pjesëmarrësit me projekte filmi./Arbresh.info
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgu...
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë