Është hapur Panairi i 10-të ndërkombëtarë i edukimit në Prishtinë

14:45 | 21 Prill 2016
M. A.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, ka hapur Panairin e 10-të ndërkombëtarë të edukimit dhe Panairin ndërkombëtarë për turizëm, hotelieri dhe gastronomi, në të cilin po marrin pjesë përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Maqedoni dhe Mali i Zi.

Në këtë panair, kanë prezantuar dhe ofertuar programet edukativo- arsimore, si dhe punimet e tyre nxënësit, përkatësisht institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional dhe Kolegje të Kosovës dhe rajonit.

Me këtë rast, ministri Bajrami, është shprehur se kjo është një mundësi e mirë që të promovohen mundësitë që ka sfera e edukimit, sidomos  e arsimit profesional, në mënyrë që të shohim shkathtësitë dhe inovacionin e nxënësve tanë.

“Jemi të angazhuar që përmes edukimit të krijojmë një rini të edukuar dhe arsimuar,  me kompetenca dhe shkathtësi, që nesër do të bëhet edhe bartëse e proceseve të tranzicionit, kjo edhe për faktin se kemi një rini inteligjente, e cila meriton të ketë edukim dhe aftësim profesional të nivelit evropian”, tha ministri Bajrami.

Në vazhdim, ministri Bajrami tha se MASHT është duke bërë një rishikim strategjik të programeve edukativo-arsimore, sipas nevojave të tregut të punës.

Ministri Bajrami, gjithashtu tha se ky Panair i Edukimit, ofron mundësi të mirë edhe të këmbimit të produkteve dhe përvojave të nxënësve dhe shkollave.

MASHT ka filluar projektin e ndërlidhjes së shkollës me biznesin, ndërsa janë nënshkruar dhe do të vazhdojnë të nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi  me një sërë ndërmarrjesh të Kosovës, për të krijuar mundësinë  që nxënësit tanë krahas mësimit teorik të përfitojnë edhe njohuri praktike.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme