Google ADS

Kosova përfiton 61 milionë euro nga Hungaria

11:35 | 21 Prill 2016
Arbresh.info

Kosova dhe Hungaria do të nënshkruajnë një marrëveshje kornizë, e cila arrin vlerën e 61 milionë euro, për financimin e projekteve të ndryshme.

Projekti i parë, i cili do të financohet përmes kësaj marrëveshje është projekti i “Batllavës”, i cili përfshinë trajtimin e ujërave të zeza për fshatrat përreth, një stacion për filtrimin e ujit si dhe riparimin e rezervarit ekzistues, njofton Ministria e Financave.

Në një komunikatë për media, bëhet e ditur se ministri i Financave Avdullah Hoti priti sot në takim një delegacionin të Qeverisë së Republikës së Hungarisë, të kryesuar nga nënsekretarja e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Hungarisë Petra Pana, ku i pranishëm ishte edhe ambasadori hungarez në Prishtinë László Markusz.

“Në këtë takim, Ministri Hoti shprehu gatishmërinë e shtetit të Kosovës për intensifikimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet të dyja vendeve”, thuhet në komunikatë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme