Autoritetet japoneze kanë nisur bastisjen e zyrave qendrore të kompanisë së prodhimit të makinave “Mitsubishi”, pasi vetë kompania pranoi se kishte falsifikuar të dhënat e testeve që masin konsumin e naftës, një situatë të cilën Qeveria vendase e ka konsideruar shumë serioze.
Sot herët në mëngjes, zyrtarët e Ministrisë së Transportit arritën në fabrikën “Mitsubishi Motors Corp” në qytetin qendror japonez Okazaki për të kryer inspektimet përkatëse.
“Është një rast shumë i rëndë. Dje Ministria e Transportit urdhëroi kompaninë të paraqesë një raport të plotë mbi testet e pasakta nga brenda një jave dhe me 18 maj Qeveria do të dalë me një qëndrim”, tha shefi i kabinetit të Qeverisë japoneze Yoshihide Suga, gjatë një konference për shtyp në Tokio, duke shtuar se do të bëhet gjithçka për të zbuluar sa më shpejt të jetë e mundur shkaqet e këtij skandali.
Skandali ka përfshirë 600 mijë automjete, 157 mijë automjete të markës “Mistubishi” dhe 486 mijë të markës “Nissan”, kompani kjo e cila kontrollohet pikërisht nga “Mitsubishi”.
Menjëherë pas lajmit, shitjet e kësaj korporate kanë pësuar rënie prej 15 përqind duke shkaktuar një humbje prej 1.2 miliard dollarësh, ndërkohë që vetëm vitin e shkuar kjo kompani ka shitur mbi 1 milion automjete.
Për momentin kompania ka bllokuar prodhimin e automjeteve deri në hetimin e plotë të ngjarjes.Skandali në “Mitsubishi”, autoritetet bastisin zyrat qëndrore të kompanisë
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...