Panairi i Turizmit, Hotelierisë dhe Gastronomisë “Travel Fair 2016” do të hap edicionin e 13-të me rradhë të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit i cili mbahet në Pallatin e Rinisë, në Prishtinë.
Travel Fair, këtë vit përveç Komunave të Kosovës, do të mirëpres pavionet e shteteve rajonale, si; Agjencia Kombëtare e Shqiperisë, Organizata Kombëtare e Malit të Zi, Ministria e Turizmit të Malit të Zi, Organizata Turistike e Ulqinit, Organizata Turistike e Budvës, Organizata Turistike e Tivarit, Organizata Turistike e Kotorit, Agjencia për Promocion dhe Mbështetje të Turizmit të Maqedonisë, etj.
Në panair gjithashtu do të ekspozohen shumë pika të reja turistike si nga Kosova, rajoni dhe më gjerë, përmes komunave/bashkive përkatëse, shumë biznese si agjencitë kyçe turistike, organizatorë udhëtimesh, hotele, rezorte, restorante, komplekse turistike, kompani qe ofrojnë turizëm shëndetesorë, malor, avanturier (sporte alpine, ngjitje, hiking), blerës, institucione kulturore, qendra rekreative dhe pajisje, etj.
Travel Fair, tashmë 13 vite me rradhë vazhdon ndikimin në zhvillimin sistematik të turizmit përmes këtij panairi, duke qenë aktiviteti më i rëndësishëm në rajon për promovim të turizmit të vendit dhe të rajonit, duke plotësuar standarde ndërkombëtare të organizimit, të bërit biznes, dhe krijimit të partneritetit të qëndrueshëm me klientë.
Çdo vit paralelisht me ekspozimin e klientëve, organizatori bën rifreskimin e aktiviteteve paralele sociale dhe kryesisht aktuale me kohën, me qëlllim të ngritjes konstante të vizitorëve si profesionist ashtu dhe publikut të gjerë.
Në njëvjetorin e rënies heroike, Kurti viziton sot familjen ...
Njëvjetori i sulmit terrorist në Banjskë dhe rënia heroike e...
Moti sot me diell e vranësira, pritet të ketë edhe riga shiu
Kosova pjesë e marrëveshjes së ShBA-së për inteligjencë arti...
BE ankesë në OBT ndaj Kinës
“Shqipëria, një perlë e vërtetë e Ballkanit”