Bashkimi Evropian ka hedhur akuza kundër gjigantit Google për “abuzimin” e pozitës të saj dominuese në tregun e telefonave të mençur duke i detyruar krijuesit e pajisjeve të adaptojnë disa aplikacione.
Në një deklaratë formale kundër kompanisë, komisioni i konkurrencës së Bashkimit Evropian pretendon që Google ka thyer ligjin e konkurrencës duke kërkuar nga kompanitë e telefonave të mençur të instalojnë paraprakisht në pajisjet e tyre shërbimin Google Search dhe shfletuesin Chrome, si një kusht për të marrë licencën për më shumë aplikacione të tjera nga Google, shkruan portali arbresh.info.
Komisioni gjithashtu pretendon që Google ndalon kompanitë që të shesin telefonat e tyre të mençur duke përdorur ndonjë tjetër sistem operativ të bazuar në platformën Android, si dhe i nxitë ato financiarisht që ata të instalojnë paraprakisht aplikacionet e lartpërmendura.
Sipas raporteve nga ‘Reuters’, në rast se Google shpallet fajtor atëherë mund të gjobitet me miliarda euro./arbresh.info
Regjistrohet rasti i pestë me ethet e Nilit Perëndimor në Ma...
KQZ: 4417 aplikime për t’u regjistruar si votues jashtë Koso...
Como arrin fitoren e parë në Serie A ndaj një kundërshtari t...
Zgjidhni problemin me zbokthin me një veprim
Shkroi koment anti-Kosovë, basketbollisti pejan nuk ia zgjat...
CEFTA, Habeck : Po përpiqemi të gjejmë një zgjidhje për Koso...